Zjarri në pallatin 10 katësh në Tiranë, banori: Vajza dy vite që jeton aty, fat që s’u dogjën apartamentet më poshtë

15 Shtator 2023, 10:35Kronika TEMA

Zjarri në pallatin 10 katësh në Tiranë, banori: Vajza dy

Një nga banorët e pallatit që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Tiranë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, u shpreh se është fat që nuk janë djegur apartamentet më poshtë e shtoi se pallati nuk bëhet me metalike.

''Zjarri ka rënë nga sipër. Fati që nuk janë djegur apartamentet më poshtë. Janë dëmtuar disa pallate.

Vajza dy vite ka qenë ka hyrë në të. Nuk bëhet pallati me metalike'', - tha banori.

Katër apartamente janë shkrumbuar krejtësisht në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Grupet e akt-ekspertimeve kanë mbërritur në pallat dhe po kryejnë verfikimin e dëmeve nga zjarri si dhe do të përcaktojnë shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në një pajisje elektroshtëpiake në duplex-in në katin e fundit të pallatit 10 katësh, që është në pronësi të një mjeku.

 

1 Komente

  1. S
    Sulo Pepja

    Zjarrin ja ka vënë Sali Butka, ai që ka djegur dy herë edhe Voskopojën, Hiqeni emrin e këtij krimineli që i keni vënë kësaj rruge.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje