Zjarri pranë uzinës të armëve në Poliçan, zbulohet autori

7 Gusht 2025, 10:15Kronika TEMA
Zjarri pranë uzinës të armëve në Poliçan,

Policia e Beratit ka zbardhur shkakun e zjarrit që ra pranë uzinës të armëve në Poliçan.

Nga hetimet ka rezultuar se zjarri u ndez nga një banor i Poliçanit, 63-vjeçari me iniciale M.S., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga zjarri që ra në Kombinatin e Poliçanit, flakët u përhapën me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe pyjore.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 63 vjeç, banues në Poliçan, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se në territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore", njoftoi policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. D
    Duhet te veje prona tek i Zoti

    Mesa duket ka qene prone e tij , nuk ja kane kthyer dhe Ai i ka vene zjarin ??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje