1 Korrik 1928 – Lindi Esma Agolli (1928–2010), një nga aktoret më të paharruara të skenës shqiptare. Me një karrierë që nisi që në moshë të re në Teatrin Popullor, ajo u bë një nga ikonat e para femërore të skenës sonë.
Nga Shabuina në “Për ata që janë në det”, te Mirandolina në “Zonja e bujtinës”, Sheja, Budeja dhe shumë të tjera – ajo u dallua për temperamentin e zjarrtë, plastikën skenike dhe nuancat psikologjike që sillte në çdo rol.
Esma Agolli shkëlqeu edhe në kinematografi, me role si Angathia në "Mysafiri", Nusja në "Fëmijët e saj", e zonja Neriman në "Përtej mureve të gurta".
Mban titullin "Artiste e merituar" dhe kujtohet sot me dashuri për pasionin, zërin e pastër dhe shpirtin e gjallë skenik që i dhuroi artit shqiptar për dekada të tëra.
I paharruar kujtimi i saj! - shkruan naishtedikur.
Lini një Përgjigje