"Në bashkëpunim me Shtepite_studio_kadare_agolli çelëm sot një ekspozitë në nder të krijimtarisë letrare prej shtatë dekadash të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, në 1-vjetorin e tij të ndarjes nga jeta.
Në këtë ekspozitë janë shfaqur për publikun botimet e para të shkrimtarit që nga “Frymëzime djaloshare” e të tjera në vijim.
Ekspozita është një ftesë për vizitë dhe reflektim mbi trashëgiminë e madhe kulturore e letrare që Ismail Kadare na ka lënë pas." - shkruan Biblioteka në fb.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje