Një vit pa Ismail Kadarenë

1 Korrik 2025, 12:20Kulturë Adri Kalaja

Si sot një vit më parë ndërroi jetë shkrimtari ynë i madh, kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare.

Ismail Kadare do të mbahet mend gjatë në kujtesën kolektive shqiptare por edhe atë botërore.

Vitin e kaluar, për vdekjen e tij shkrojtën pothuajse të gjithë mediat botërore, dhe krahasur me një gjigand tjetër të letërsisë botërore, Milan Kunderë, ju kushtua vëmendje.

Shqipëria e tij e vogël s’kishte si të bënte përjashtim, dhe nuk bëri. Ishte nga herët e pakta në histori ku shqiptarët ishin në lartësinë e detyrës. ‘

Qoftë në shpalljen e tre ditë zie apo homazhet te Teatri i Operas. Shumë figura morën pjesë, nga politika por jo vetëm.

Ismail Kadare nuk do të harrohet dhe kjo është e qartë, por, për të gjithë lexuesit e tij të ethshëm e besnikë, duhet të themi se ai nuk i kishte asnjë borxh politikës, vetëm letërsisë, dhe letërsisë së madhe madje.

Ismail Kadare ishte një intelektual publik dhe esetë e tij e tregojnë këtë gjë, nga sprovat për Kosovën e deri të intervistat në formë libri ai nuk reshti kurrë së luftuar për një botë më të mirë e më të rehatshme, një botë ku mungojnë injorantët dhe ku shtohen njerëzit e lexuar, për të përmendur një fjalë që ai shpesh e përdorte për diktatorin Hoxha, një botë pa “tirani”.

Kadare i donte shumë grekët e vjetër, pork jo nuk do të thotë që urrente shqiptarët, madje ai shpesh, nëpër skica, ai qorton racizmin anti shqiptar.

Kadare ishte më feminist se mund t’ja marrë mendja dikujt, romanet e tij janë të mbushura me personazhe gra të vetërealizuara por edhe me personazhe gra të rrezikshme, femme fatale, sit e Lul Mazreku, E penguara apo Vajza e Agamemnonit.

Ka një debat të madh nëse Kadare ishte islamofob apo përçmues i Turqisë. Mendoj se kjo është një çështje e keqkuptuar.

Disa herë ai e ka thënë nëpër libra se ai është shkrimtar dhe shkrimtarët, para së gjithash, edhe para se të merren me ide, merren me gjuhën dhe gjuhën shqipe e përdhunuan osmanllinjtë. Për Kadarenë, ashtu si për çdo shkrimtar shqiptar sot kjo duhet të jetë e pafalshme. Shqipja ëshë një gjuhë me të cilën mund të bëhen mrekullli, ashtu si veprat e tij nga Gjenerali te Kronika, nga Prilli te Kështjella e tregojnë.

Shqipëria ka qenë gjithmonë muza e Ismail Kadaresë, mitologjia e saj e pasur, këngët e saj, populli i saj, anekdotat e saj.

Kujtojmë se Kadare, i cili e filloi zanatin e shkrimtarisë me poezi, i ka kushtuar një poemë pikërisht Princeshës Argjiro.

Për lexuesit e regjur të Kadaresë nuk duhet harruar vepra e tij më kriptike “Pallati i ëndrrave” por për ata që një të premte pasdite duan ta kalojnë me Ismail Kadarenë dhe një kapuçino është një zgjedhje e bukur “Dimri i vetmisë së madhe”.

Ismai Kadare na zhgënjeu të gjithëve kur bëri një shenjë të pakuptueshme dhe iku, por çdo ikje e tij do kishte qenë zhgënjim…