Në zemër të shëtitores së Shkodrës, mes panairit artizanal, dallohet stenda e Dianës, një mjeshtre e pirografisë, e cila e ka kthyer këtë art në pasion të përditshëm, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj me punimet e saj të veçanta.
Ajo na tregon me kënaqësi llojet e punimeve që realizojnë më së shumti.
“…më së shumti punime pirografike, me djegie. Në çdo punim, pirografia është kryesorja. Punime druri, pamje të ndryshme të Shkodrës, rezerva me shprehje dhe fjalë të urta, që merren nga turistët si kujtim nga Shkodra,” shprehet artizania.
Diana na tregon se çfarë i bën turistët vendas dhe të huaj të ndalen e të zgjedhin një kujtim të djegur në dru.
“Dua gjëra me kafshë, pamje të Shkodrës. Më shumë janë admirues të kafshëve shtëpiake, një pamje me qen, me kalin, me micën, pa fund. Turistë vendas preferojnë pjacën e Shkodrës, pikat turistike që bëjnë Urën e Mesit, Begjistenin, Kalanë e Shkodrës,” thotë znj. Kroni.
Në duart e Dianës, një copëz druri kthehet në një kujtim unik për vizitorët që duan të marrin me vete një pjesë të Shkodrës.
Kjo është pirografia që flet, një art që magjeps vendas dhe të huaj, transmeton rtsh.
Lini një Përgjigje