Rama: Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Lin, i hapur për vizitorët (VIDEO)

1 Korrik 2025, 09:20Kulturë TEMA
Rama: Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Lin, i hapur për

 Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në fshatin e Linit në Pogradec, një monument i shekullit VI, është tashmë i hapur për vizitorët. Hapja e mozaikut për vizitorët bëhet në kuadër të sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga mozaiku i Bazilikës Paleokristiane. Rama  e cilësoi mozaikun “një tjetër thesar të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore që sjell në dritë lashtësinë, artin dhe historinë e kësaj zone magjepsëse”.

Mozaiku është një atraksion i veçantë për të gjithë ata që duan të përjetojnë nga afër trashëgiminë kulturore.

Bazilika e Linit u zbulua në vitin 1967 nga një ekspeditë e muzeut të Pogradecit. Ajo përbëhet nga naosi, dy kapela me absidë në jug dhe veri, baptiseri, atriumi dhe një kapelë katërkonkshe.

Gjithë kompleksi ka dyshemetë e shtruara me mozaikë të cilët shfaqin motive gjeometrike, bimore dhe zoomorfe, ku mbizotërojnë elementët fetare. Mozaiku i Linit konsiderohet si më i veçanti nga të gjithë mozaikët e tjerë me karakteristika fetare, shkruan atsh.

 

Lini një Përgjigje