3 Maj 1937, lindi kompozitori i mirënjohur Agim Krajka

3 Maj 2025, 23:03Kulturë TEMA
3 Maj 1937, lindi kompozitori i mirënjohur Agim Krajka

3 Maj 1937, lindi kompozitori i mirënjohur Agim Krajka (1937 - 2021), e kujtojmë me nderim e respekt.

U lind në Kavajë në gjirin e një familjeje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati.

Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja.

Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash.

Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, te krijuar e të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë, mbi 500 valle, dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë.

Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova.

I është dhënë titulli artist i popullit.

A.K./TemA

1 Komente

  1. v
    vilajet ish dhe mbeti

    Ne trute e mpakura dhe te mykura te ketij vendi, nuk ka vend, vecse per emra toksik historik rami-sali

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje