A mund t'i duash armiqtë e tu, ja çfarë thoshte Niçe

29 Qershor 2025, 22:56Kulturë TEMA
A mund t'i duash armiqtë e tu, ja çfarë thoshte

Të duash armiqtë e tu? Besoj se kjo është kuptuar mirë.
Sot vërtetohet në një mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestim të madh, dhe nganjëherë madje ndodh edhe diçka më e lartë dhe më e madhërishme: ne mësojmë të përçmojmë, të dashurojmë dhe pikërisht kur parapëlqejmë.
Por e gjitha kjo është e pavetëdijshme, pa zhurmë, pa bujë, me atë trup dhe atë fshehtësi të së mirës që pengon në gojë fjalën madhështore dhe shprehjen e virtytit.
Morali si qëndrim sot ndeshet me shijen tonë. Edhe ky është një hap përpara, ashtu siç qe hap përpara i stërgjyshërve tanë fakti që më në fund feja si qëndrim përplasej me shijen e tyre, përfshi armiqësinë dhe hidhërinë e Volterit kundër fesë (dhe me gjithcka që dikur bënte pjesë në gjuhën mimetike të mendimtarëve të lirë).
Është muzika e vetëdijes sonë, vallja e shpirtit tonë, me të cilën nuk përkon asnjë litani puritare, asnjë predikim moral dhe asnjë konformizëm.

*Fragment i shkëputur nga eseja “Virtytet tona” të Friedrich Nitzche pjesë e librit “Përtej së mirës dhe së keqes, përktheu Çlirim Mukli, Plejad 2003

—————————————-

 

Lini një Përgjigje