Akademia e të Rinjve çel konkursin për pranim

12 Mars 2026, 15:36Kulturë TEMA
Akademia e të Rinjve çel konkursin për pranim

Akademia e Shkencave shpalli sot konkursin për pranimin e 8 anëtarëve të rinj në Akademinë e të Rinjve, pjesë e Akademisë së Shkencave.

Shpallja e konkursit u bë në përputhje me ligjin “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Akademisë dhe Kartën Themelore të Akademisë së të Rinjve.

Ky konkurs synon të ofrojë mundësi për studiues të rinj nga të gjitha fushat e kërkimit shkencor, me përparësi fushat më pak të përfaqësuara në përbërjen aktuale të Akademisë.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar sipas kritereve të përcaktuara brenda afatit nga 17 mars deri më 17 prill 2026.

Procesi i verifikimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit do të përfundojë më 24 prill, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet jo më vonë se data 30 maj 2026.

Ky vendim synon fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën akademike dhe promovimin e zhvillimit shkencor në vend.

E themeluar me një vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave në vitin 2017, Akademia e të Rinjve është faktor shumë i rëndësishëm hapjeje ndaj studiuesve të rinj dhe ndërlidhjeje mes brezash. A.K./TemA

Lini një Përgjigje