Në Teatrin Kombëtar ngjitet drama “Drejtësi në Nuremberg”

11 Mars 2026, 17:12Kulturë TEMA
Në Teatrin Kombëtar ngjitet drama “Drejtësi në

Një nga dramat më të njohura që trajton çështjet e drejtësisë, fajit dhe përgjegjësisë njerëzore është ngjitur  në skenën e Teatri Kombëtar.

“Drejtësi në Nuremberg”, me regji të Arben Kumbaro, pati premierën para publikut, duke sjellë një histori të bazuar në gjyqet ndaj zyrtarëve nazistë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vepra nuk ndalet vetëm te rikrijimi i ngjarjeve historike, por sjell edhe një reflektim mbi realitetin e sotëm.

Sipas regjisorit Kumbaro, zhvillimet dhe konfliktet që po ndodhin aktualisht në botë krijojnë paralelizma të fortë me periudha të errëta të historisë.

Sipas tij, historia na kujton se tragjeditë mund të përsëriten nëse shoqëria nuk mëson nga e kaluara.

Në skenë  u ngjiten aktorët Myzafer Zifla, Alfred Trebicka, Indrit Çobani, Viktor Zhusti, Neritan Liçaj, Sokol Angjeli, Donald Shehu dhe të tjerë, të cilët sollen historinë e një gjyqi ku përballen persona të akuzuar për krime të kryera në emër të ligjit.

Drama “Drejtësi në Nuremberg”, e konsideruar si një nga veprat më të rëndësishme politike të shekullit XX, do të rikthehet sërish për publikun në skenën e teatrit në datat 12 deri më 15 mars. A.K./TemA

Lini një Përgjigje