Ekspozitë-instalacioni i ASSH-së/ Studiuesi: Nestor Jonuzi, i pari që pikturoi veprat e Kadaresë

11 Mars 2026, 12:47Kulturë TEMA
Ekspozitë-instalacioni i ASSH-së/ Studiuesi: Nestor Jonuzi, i pari

Një detaj mjaft interesant u zbulua gjatë ekspozitë-instalacionit të realizuar nga Akademia e Studimeve Shqiptare në ambientetet e Piramidës së Tiranës, shkruan mapo.

Studiuesi Ylli Drishti tha se pikturat mbi veprën e Kadaresë e kanë zanafillën në punën e piktorit vlonjat, Nestor Jonuzi.

“Ne kemi tashmë një botim të plotë të veprës së Kadaresë në letërsi dhe tani vjen diçka e re, e cila, besoj, e ka zanafillën te vepra e Nestor Jonuzit, e ruajtur në Galerinë Kombëtare dhe e frymëzuar nga krijimtaria e Kadaresë”, u shpreh Drishti.

Ai vlerësoi këtë ekspozitë, duke e quajtur një konkurs të heshtur dhe të pashpallur, e cila vjen në vazhdën e dy albumeve me piktura mbi portretin e shkrimtarit dhe të frymëzuara nga krijimtaria e tij, romanet dhe tregimet, të tilla si “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kostandini dhe Doruntina”, etj.

“Këtu kemi kompozime, portrete, figurën e tij, si dhe ilustrime të frymëzuara nga veprat. Nëse dikush do ta studiojë me kujdes këtë material, do të vërejë se cilat vepra të Kadaresë i kanë frymëzuar më shumë artistët. Është interesante dhe, do të thosha, një rast unik në Shqipëri që një shkrimtari t’i kushtohen botime dhe trajtime të tilla në artin pamor”, u shpreh Drishti.

Lini një Përgjigje