Përmbyllet edicioni i 5-të i FemFest 2026

10 Mars 2026, 16:16Kulturë TEMA
Përmbyllet edicioni i 5-të i FemFest 2026

Në fundjavë u përmbyll edicioni i 5-të i FemFest 2026.

Edicioni i këtij viti u zhvillua nën temën “Rezisto në të Kuqe” (Resist in Red). Ky edicion ndryshe nga vitet e kaluara, solli risi me shfaqje teatrale në hapësira jo-konvencionale, si universitete, spitale apo shtëpi të të moshuarve.

Festivali FemFest synon fuqizimin e të drejtave të grave përmes artit, ndaj për këtë arsye, këtë vit, u botua kalendari i poeteve dhe shkrimtareve shqiptare.

Në mbrëmjen poetike që çeli këtë festival, u nderuan gra të shquara, si kompozitorja Diana Ziu dhe aktorja Rajmonda Bulku, si edhe u kujtuan artiste të ndjera të vargjeve si Drita Çomo etj.

Aktiviteti u mbyll ditën e djeshme (8 mars) në sheshin Skërnderbej me instalacionin e këpucëve të kuqe: simbol i FemFest, i cili këtë vit mban firmën e autorit Ardian Pepa. 

A.K./TemA

Lini një Përgjigje