Aktori i njohur i filmit “Komisari Rex” Gedeon Burkhard në Durrës i pranishëm si stërnip i Moisiut të madh

10 Mars 2026, 11:09Kulturë TEMA
Aktori i njohur i filmit “Komisari Rex” Gedeon Burkhard në

Aktori i njohur gjerman Gedeon Burkhard ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për vëllezërit Nicolas dhe Olivier Berggruen në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Prania e tij, si stërnip i aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiu, përveç nipërve Berggruen të Moisiut që u nderuan nga UAMD, e bëri dhe më emocionale ceremoninë.

Burkhard është i mirënjohur për rolet e tij, mes të cilave ato në filmat “Komisari Rex” dhe “Të pamëshirshmit”.

Ai mbajti një profil të ulët dhe tejet modest gjatë pranisë në universitet, ndaj pakkush e njohu. Mes të paktëve ishte dhe pedagogja e turizmit Dr. Brunilda Licaj.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje