Në historinë e letërsisë botërore ka pak romane që e kanë përshkruar me aq forcë dhe imagjinatë natyrën e pushtetit absolut sa “Vjeshta e Patriarkut” e Gabriel García Márquez.
Botuar në vitin 1975, romani është një nga veprat më të thella dhe më të errëta të shkrimtarit kolumbian, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, një autor që e shndërroi realizmin magjik në një nga mënyrat më të fuqishme të rrëfimit modern.
Për shkak të rëndësisë dhe bukurisë së rrëfimit, këtë fundjavë, gazetari Namir Lapardhaja ka sugjeruar për të gjithë ndjekësit dhe lexuesit e gazetës TemA pikërisht romanin 'Vjeshta e Patriarkut', i cili në shqip ka ardhur nga shtëpia botuese 'Onufri', nën përkthimin mjeshtëror të shkrimtares Mira Meksi.
Lini një Përgjigje