Thertorja Pesë

8 Mars 2026, 18:25Kulturë Adri Kalaja

Ka një traditë në romanin amerikan që ka të bëjë me mënyrë sesi shkruhen dhe konstruktohen romanet. Ajo traditë është paqartësia, mungesa totale e skemës dhe pikëvështrimi origjinal i gjërave. Një pikëvështrim i nevojshëm për Shqipërinë që ka ngjyra të preferuara ato gri dhe të zezë.

Një nga këto romane tipikë (ndoshta të shkruar nën influencën e drogërave apo alkoolit) është dhe “Thertorja pesë” i Kurt Vonnegut. Libri është thellësisht satirik dhe thumbues ndaj çdo gjëje fallco dhe kapitaliste. I mbrujtur me një frymë moderne ai është dhe një prej romaneve të para anti-luftë që edhe përçon frymën e viteve ’60.

Ky roman do të frymëzonte pastaj një gjeneratë të tërë romanesh të cilat njihen për eksperimentimi me le t’i quajmë “dyert e perceptimit” sipas Huxley. Ndër to më të rëndësishmit “Fear and loathing in Las Vegas” nga shkrimtari dhe gazetari themelues i Gonzo Journalism Hunter S. Thompson.

Libri rrëfen për Billi Pilgrim I cili endet pafund në një botë tradhtie politike, paranoje, dhe përndjekje nën konsumin e drogërave. Ai lexon gjithmonë të njëjtit libra nga autori i tij i preferuar Kilgor Trofta dhe kur më në fund e takon autorin, kupton se autori është një njeri normal, jo një perëndi, dhe madje është një qelbësirë që merret me punë të pisëta e librat i ka sa për “cover”.

Thertorja pesë vjen me një simbol paqeje, dashurie e mirësie që do të thotë se është përfaqësues i një brezi, një brezi të humbur por të rigjetur...

Libri është dhe në shqip te Pika Pa Sipërfaqe nga Ataol Kaso për të gjithë fansat e romaneve të mirë dhe tërheqës.

Lini një Përgjigje