Artistët i godasin fenomenet negative të shoqërisë përmes artit të tyre. Meshtri Sefedin Stafa i ka dedikuar një pikturë.
“Ku vajtën të shkretat. Këtij populli të varfër i kanë shpuar edhe portofolin”, shkruan krahas pikturës mjeshtri Sefedin Stafa.
Vepra ku shfaqet një qytetar i cili kërkon nëse i ka mbetur gjë në portofol është edhe një denoncim mbi jetën dhe koston e vështirë të jetesës, ndërkohë që niveli i lartë i korrupsionit në vend që t'jua lehtësoja e bën edhe më të vështirë jetesën e tyre.
Piktori i njohur rrëfen përmes pikturës rrugëtimin e tij mes dy periudhave, asaj të realizmit socialist dhe sfidave në kohët moderne. Si u kthye nga Greqia në Shqipëri, për të ruajtur identitetin dhe stilin. Piktori Sefedin Stafa thotë se “piktura monumentale është kulturë e humbur tek ne” .
Këndvështrimi i artistit shpesh të befason. Sefedin Stafa nuk e koncepton pikturën e tij vetëm si art për syrin, ai thellohet në esencën e lidhjeve të forta që ka me natyrën dhe përditshmërinê. Pas kësaj piktura e Sefedin Stafës kthehet në një univers shumështresor përsiatjesh.
Ai ka pasur disa ekspozita individuale në në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, dhe më pas në Athinë, në Greqi. Ai është shpërblyer disa herë me çmime. Shumë prej veprave të Sefedin Stafës gjenden sot në disa galeri dhe koleksione private në Greqi, në Gjermani, Itali, Zvicër, por edhe në shtetet e bashkuara të Amerikën e në Kanada.
Piktori që jeton në mesin e njerëzve e njeh realitetin dhe kap e sjell me penelin e tij temën e madhe siç është korrupsioni e braktisja e një shtrese të tillë sociale. Përgëzime z.Sefedin.