Vallja e ngjalës dhe “Vallja dyshe Myzeqare” janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jo materiale.
Pas aplikimit të bërë nga Bashkia e Lushnjës, këto dy valle arritën të marrin këtë status, që i hap rrugën aplikimit për në UNESCO.
Dhënia e këtij statusi është bërë nga një grup pune në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, duke i bërë këto valle të përjetësuara në historinë e kulturës tradicionale shqiptare. Nga dëshmitë e deritanishme, vallja e ngjalës dhe Vallja dyshe Myzeqare janë krijime që lindën brenda një komuniteti dhe janë luajtur tradicionalisht nëpër festa të ndryshme.
Dy vallet, ajo e ngjalës dhe Vallja dyshe Myzeqare, datojnë që nga periudha arbëreshe dhe ilire dhe për këtë qëllim mbeten një pasuri e vyer kombëtare. Ato kanë rrënjë të qarta historike dhe janë transmetuar nga brezi në brez. A.K./TemA
Nje gje e mire nga kjo qeveri e poshter! Meritojne vendin me te ndritur keto valle!
Jo po ne kohen e Neandertalit. Nuk Ka asnje prove per vallet, muzike apo koreografite ne periudhe ilire apo bizantine/mesjetare. Mos ia fusni kot. As Tarantela, e sternjohur ne gjithe boten, nuk Ka origjine me te lashte se shekulli i 16. Shumica e Valleve te ballkanit Kane marre trajten e sotme ne shekullin e 19, me krijimin e identitetit kombetar te vendeve te ndryshme. Trecereku i shqiptareve nuk e njeh vallen e ngjalave, nje realitet qe i perket nje territori shume te kufizuar. Mire ben ministria qe e shpall vlere kombetare, por te na sqaronte pse nuk Kane marre te njejtin vleresimi valle apo tradita te thera muzikore te vendit