VIDEO: Zbulime të reja arkeologjike në Lushnjë

10 Mars 2026, 11:54Kulturë TEMA
VIDEO: Zbulime të reja arkeologjike në Lushnjë

Në zonën e Lushnjës është zbuluar një vendbanim i ri arkeologjik.

Lajmi u dha nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Gërmimet arkeologjike po kryhen prej arkeologëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë. Ata po kryejnë gërmime arkeologjike shpëtimi në vendin e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë-Peqin. Gërmimet kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të rëndësishëm me kohështrirje nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se, hulumtimet do të vijojnë për të pasuruar njohuritë mbi historinë dhe zhvillimin e kësaj zone.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje