Forcohen masat e sigurisë në parkun e Butrintit

11 Mars 2026, 09:08Kulturë TEMA
Forcohen masat e sigurisë në parkun e Butrintit

 Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit bëri të ditur se, në kuadër të investimeve për forcimin e masave të sigurisë në fillimin e sezonit turistik, ka krijuar njësinë e monitorimit, në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Kjo njësi monitorimi funksionon 24 orë. Ajo është pajisur me teknologji bashkëkohore dhe kamera në pika strategjike të parkut.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit tha se, kjo njësi mundëson mbikëqyrje të vazhdueshme duke realizuar kështu, një hap më shumë drejt mbrojtjes së trashëgimisë së Parkut Kombëtar të Butrintit.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me qëllim menaxhimin e pasurisë kulturore brenda Parkut Kombëtar të Butrintit në bazë të Marrëveshjes së Administrimit lidhur me Ministrinë e Kulturës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje