Pas një karriere të gjatë në politikë, Monika Kryemadhi shfaqet në një rol të ri publik, këtë herë në botën e kinemasë. Ish-kryetarja e LSI-së debuton si aktore dhe bashkëproducente në filmin “Me Fat”, i cili do të shfaqet premierë më 12 mars në Cineplexx TEG.
Në një prezantim për mediat, Kryemadhi e përshkroi këtë përvojë si një hyrje në një fushë krejtësisht të re për të, duke pranuar se projekti erdhi në një moment të vështirë personal të jetës së saj, mes përballjes me drejtësinë dhe pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, politikani Ilir Meta.
“Ndryshe nga e gjithë e shkuara ime që konferencat kanë qenë në politikë, tani është një botë tjetër, ndoshta e pashkelur më parë prej meje, por shumë interesante dhe me sfida të drejtpërdrejta. Ftesa erdhi në një moment shumë të errët të jetës time dhe ndonjëherë njeriu, kur do t’i largohet një momenti të vështirë, kërkon të hidhet në një fushë tjetër”, u shpreh ajo.
Filmi “Me Fat”, me regji të Julian Canameti, rrëfen historinë e një familjeje shqiptare dhe sfidat që përballin të rinjtë në përpjekjen për të ndjekur ëndrrat e tyre. Në qendër të rrëfimit janë temat e familjes, sportit dhe dashurisë, të trajtuara në një kontekst të përditshëm shqiptar.
Kryemadhi interpreton rolin e një gruaje kryefamiljare, një personazh që, sipas saj, ka edhe elemente të jetës së saj personale. “Është një grua që ka jetën e saj, një jetë disi të padukshme në film, por që është e suksesshme dhe enigmatike. Ka shumë pjesë të jetës sime brenda këtij personazhi, sepse gjatë viteve të politikës kam pasur shpesh edhe rolin për të mbajtur balanca mes njerëzve dhe situatave të ndryshme”, tha ajo.
Pjesë e kastit të filmit janë edhe aktorë të njohur të kinemasë dhe teatrit shqiptar, mes tyre Maksim Alidini, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Visjan Ukcenaj, Gent Hazizi dhe Dea Vieri. Aktori dhe bashkëskenaristi Maksim Alidini e përshkroi filmin si një histori të ndërtuar mbi dashurinë për familjen dhe për ëndrrat e njerëzve të zakonshëm.
“Është një histori e shkruar me shumë dashuri për artin dhe familjen, por mbi të gjitha për ëndrrat që kanë njerëzit”, u shpreh ai.
Gjatë prezantimit të filmit, Kryemadhi nuk i kurseu as batutat me humor, duke bërë një referencë edhe ndaj hetimeve që kanë përfshirë familjen e saj. “Dikush bën libër për jetën e vet, unë po bëj film. Me SPAK-un kemi një çikë problem, sepse ndihen të bullizuar nga batutat tona, por e duan një film”, tha ajo me ironi.
Sipas Kryemadhit, filmi “Me Fat” është vetëm fillimi i një projekti më të gjerë artistik. Ajo tha se po punon për një tjetër projekt filmik që synon të tregojë dashurinë dhe bukuritë e Shqipërisë, duke e konsideruar artin si një nga mënyrat më të mira për ta promovuar vendin.
Premiera e filmit pritet të zhvillohet më 12 mars, duke shënuar kështu një kapitull të ri për Monika Kryemadhin, këtë herë larg skenës politike dhe në ekranin e madh të kinemasë.
Po Fatos Nano, duket gjekundi aty ne film ????
Sa e forte ky koment ...hahahhahh ... i forte komentuesi Vlonjate ! hahhahhahaha
Sa e forte ky koment ...hahahhahh ... i forte komentuesi Vlonjate ! hahhahhahaha
Skenar i njohur dhe vulgar per te pastruar parate.
Presim me pafurim edhe hametajn te na xhirojē njē film me titullin “ Korrupsioni ka triumfuar perfundimisht”.
-------Këtu tek ne-------‐--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- nuk të respekton askush,---------------------------------------------------------------------------------------------------------------ne se nuk ke qëne në burg.------------------------------
ti je per Hollivud moj teta
Epo pasi e ndrite si politikare , zonjë e p(k)are, kare kare kartore, hajdute miliardere, tani s'të mbeti gjë tjetër vecse të bëhesh yll (pupu) kinemaje. Dhe, ec e shikoni o njerëz filmat e sotëm shqiptarë ...! Keqardhje për aktoret e shquara të cilat do të mbulojnë kokën me batanije se do t'i eklipsojë bundra Kryemadhi .
Grua mafioze.
Po kjo gjith jeten filma ka ber, pse t'mos luaj edhe ne ekran ? Se shpejti presim ta shikojme edhe ne ato filma me pulle te kuqe. Suksese moj kukulla sexi !
Veten e ka te siguruar me mileona, femijet po ashtu siguruar me mileona, burrin e ka "te sigurte" aty brenda, pse mos talle me falni te ndenjurat monika, jeta qef per ate
Dhe e di sa batuta të bukura bën kjo p.tana? Tamam për të pastruar paratë, se nuk harxhon njeri për të luajtur kjo baxella