Balla dedikim të veçantë për Namik Doklen në ditëlindjen e tij: Mik i urtë dhe një figurë e rëndësishme të jetës politike e kulturore në vend

11 Mars 2026, 13:53Kulturë TEMA
Balla dedikim të veçantë për Namik Doklen në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar me një dedikim të veçantë një nga themeluesit e Partisë Socialiste, Namik Dokle, me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson Doklen si një mik të urtë dhe një figurë të rëndësishme të jetës politike dhe kulturore në vend. Ai thekson se Dokle mbetet një personalitet i rrallë, pasi edhe në ditën e tij të lindjes u ka bërë një dhuratë miqve dhe lexuesve të tij.

Bëhet fjalë për romanin-trilogji të titulluar “Atje ku dielli lind dy herë – Saga e Gorës”, një vepër e re letrare e autorit, e cila sipas Ballës përbën një kontribut të çmuar në letërsinë shqipe.

Urimi i Ballës është shoqëruar me vlerësime për krijimtarinë dhe kontributin e gjatë të Dokles në jetën publike.

A.K./TemA

1 Komente

  1. 1
    100 vjeç

    E kam njohur që kur punonte te gazeta "Puna". Njeri i shtruar, i urtë dhe punëtor. Shkurt njeri pozitiv. 100 vjeç.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje