Emjona Stasi konsiderohet një piktore në profesion të lirë. Si e tillë ajo na kujton se ka trokitur pranvera teksa i ka dedikuar një pikturë stinës së luleve.
“Të paktën kështu e ndjej veten që kur kam dalë në pension – thotë artistja.
Emjona ka përfunduar studimet për Grafikë, dhe megjithëse e ka zgjedhur vetë degën, shprehet se në tablotë e saj ka mbetur shumë pak nga pasioni i parë.
Emjona ka lindur në Elbasan. I ati oficer në atë kohë ka lëvizur në shumë qytete bashkë me familjen, siç ishte i tillë profesioni, deri sa janë vendosur në Durrës. Një edukatore kopshti në Elbasan i kishte këshilluar prindërit që ta çojnë vajzën e vogël në Lice.
Kështu nisi udhëtimi i saj artistik në pikturë. Që nga viti 1977 ajo ka marrë pjesë thuajse në 50 ekspozita kolektive në qytete të ndryshme të vendit tonë, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe SHBA.
Emjonës nuk i pëlqen që të marrë diçka që nuk e meriton. Ajo ka refuzuar çdo ndërhyrje që mund ti jepte një çmim të lartë në konkurset e organizuara, duke iu gëzuar vetëm vlerësimeve të sinqerta. Në këtë pikë ajo ndjen se artistët duhet të jenë më të drejtpërdrejtë në opinionet për krijimtarinë e njeri – tjetrit.
Punimet e Emjona Stasi i gjen përveç fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe asaj të Durrësit ndodhen edhe në arkiva private në Itali, Maqedoni, Greqi, Gjermani, Hollandë, Kanada dhe SHBA.
Lini një Përgjigje