Aktori i madh Reshat Arbana feston 84-vjetorin e lindjes, urime të shumta në rrjet

15 Shtator 2024, 14:50Kulturë TEMA
Aktori i madh Reshat Arbana feston 84-vjetorin e lindjes, urime të shumta

Ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Në ditëlindjen e “Artistit të Popullit”, nuk kanë munguar urimet nga artistë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike ne Shqipëri.

Mes urimeve, edhe konstiticionalisti i njohur Shkëlqim Hajdari ka vlerësuar aktorin e madh.

Një ikone mes nesh…..! Reshat Arbana:” Artist i Popullit” e “Nderi i Kombit”, paç shendet e jetë të gjatë! Askush, më shumë se ti, nuk i meriton këto dy tituj, sepse ti mbete gjithë jetën tende, artisti e intelektuali përfaqësues i denjë i popullit e kombit shqiptar”-shkruan Hajdari.

Aktori i madh i kinematografisë shqiptare ka lindur më 15 shtator të vitit 1940 në Tiranë.

Reshat Arbana njihet për mjeshtërinë dhe origjinalitetin në interpretim, por dhe për integritetin e lartë intelektual dhe qëndrimet e paanshme gjithnjë me karakter kombëtar. Ai ka interpretuar dhjetëra personazhe qe kane lënë gjurmë në filma dhe teatër.

Roli i parë i Arbanës ishte në 1963. Pasi mbaroi studimet në shkollën e aktrimit Aleksandër Mojsiu, pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në 1968 Arbana filloi të punonte në Radio Tirana.

Ndërkohë ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek “Fije që priten” 1976, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978, Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983, Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni” 1988, Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990.

Gjithashtu për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë” 1984 dhe kryetarit të këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Nga 1977 deri në kohën e daljes në pension, ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar. Arbana është dalluar për interpretimin e tij mjeshtëror të roleve të tij. Për meritat e tij në aktrim ai ka fituar çmimin “Artist i Popullit”.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të paçmueshme kulturën kombëtare.”

Ndryshe nga shumë kolegë të tij, Reshat Arbana nuk u mor me politikë dhe nuk mbështeti asnjë parti politike pas vitit ’90, duke ruajtur me fanatizëm identitetin e tij si aktor i roleve të mëdha.

Por përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha të letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Sot Reshat Arbana bën 84 vjeç, dhe vepra e tij peshon më shumë se vitet që mban mbi supe, për frymëzimin dhe padiskutim modelin e jashtëzakonshëm që sjell në shoqërinë shqiptare për të gjithë artistët e rinj.

7 Komente

  1. L
    Liu

    Edhe 100 të tjera!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tedi Durres

      Aktor i madh. Nje ze brilant, me nje plastike perfekte, stature holliwwoodiane. rrofsh sa me shume dhe pac shendet te mire. Respekte pa fund.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tedi Durres

        Aktor i madh. Nje ze brilant, me nje plastike perfekte, stature holliwwoodiane. rrofsh sa me shume dhe pac shendet te mire. Respekte pa fund.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lugu gjat

          Edhe 100 të tjera për të madhin RESHAT ARBANA

          Përgjigjjuni
          1. t
            titi

            Edhe 100 vite shendet plot

            Përgjigjjuni
            1. S
              Samiu

              Aktor i madh dhe me integritet të plotë.! Kanë kaluar 34 vjet që nga viti 90,por nuk kemi parë më artist të këtij niveli,nuk kemi parë as edhe një film që të na emocionojë si ky aktor dhe aktorë të tjerë të brezit të tij,na ka emocionuar dhe ky me rolet e tij në dramat dhe në filmat e tij. Kjo kohë që po kalojmë,na i mbajti larg vipat e vërtetë të artit e kulturës sonë,artistët e vërtetë të teatrit e kinematografisë,duke na imponuar 'kllounët' e televizioneve si vipa,që vetëm art nuk dinë të bëjnë,por ama dam dumet e tallavasë,na i servirin çdo ditë duke na thënë se është muzikë e vërtetë,se ky është arti që pëlqejnë sot. Kohë antivlerash,që më vjen keq që po e përmend ,se nuk dua ta bëj 'pis'' sadopak figurën e shquar të aktorit të dashur Reshat Arbana në ditën e tij. Dhe 100 vjet të tjera aktorit të madh të brezit tonë! Jetë të gjatë dhe paç veç shëndet të plotë në vitet e tua të pleqërisë! Respekte pa fund !

              Përgjigjjuni
              1. K
                K O R C A

                Respekt te vecante per njeres kaq te medhenj si Reshat Arbana me gjeneraten e tij te artisteve , kurore margaritaresh mbi kryet e kombit shqiptar . Jete te gjate e pleqeri te lehte z. Reshat !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje