Shkrimtari i njohur në letërsinë botërore, Albert Kamy më 10 dhjetor të vitit 1957 kishte fituar çmimin Nobel.
Në anën tjetër juria kishte vendosur që në listën e nobelistëve të jetë edhe emri i Kamys për shkak të krijimtarisë të rëndësishme letrare, nëpërmjet së cilës ai ishte thelluar në problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohën e atëhershme.
Përgjatë ceremonisë së dhurimit të çmimit në Stokckholm, ai kishte mbajtur një fjalim të gjatë rreth pikëpamjeve artistike dhe kësaj të arriture.
Një ndër fjalët të cilat ai i la pas që të kujtohen gjatë nga lexuesit e tij, ishte edhe ajo kur foli për brezin e tij.
“Çdo brez, pa dyshim, beson se do të ribëjë botën. E imja e di që nuk do ta bëjë më. Por detyra e tij mund të jetë më e madhe, e që ka të bëjë me parandalimin e botës nga shkatërrimi”.
Lini një Përgjigje