Apostrof/ Çfarë ndodh kur arti tregon më shumë nga ç'do të donim të pranonim?

26 Prill 2025, 18:54Kulturë TEMA
Apostrof/ Çfarë ndodh kur arti tregon më shumë nga

Shpesh priremi të mendojmë se arti është një zgjedhje dhe ata të cilët krijojnë zgjedhin se çfarë duan të tregojmë, çfarë të fshehim apo çfarë të shpikin përmes veprave të tyre. Por ndonjëherë, pa dashje, krijimi e nxjerr zbuluar emocionalisht, duke shfaqur anë të tyret që i bëjnë më vulnerabël.

Në episodin e 15-të të Apostrof Podcast, dy artistët vizualë Dea Shubleka dhe Jasona Noni flasin për veprat që ndoshta do të donin t'i "shkatërronin", pasi kanë treguar më shumë nga sa do të donin të shfaqnin.

Jasona Noni: "Reflection" quhet vepra. Është karakteri i parë që kam bërë, që ka një bisedë me një mi — me demonin e vetvetes që thonë. Që e pranon veten, me të mirat dhe të këqijat që ke. Miu aty është iluzion, nuk është se po bisedon vërtet me një mi.


Dea Shubleka: Në rastin tim nuk kam një vepër për ta shkatërruar sepse veprat krijohen për të mos u shkatërruar... Ndër komentet që më ka bërë përshtypje është që qenke më e errët se sa të kishim menduar, nga punët që kanë parë te ekspozita. Edhe akoma nuk kam shfaqur punë më të errëta se ato. Ndoshta këto do shfaqen në një moment tjetër të fazës së jetës time ose të artit tim.

Ndiqni episodin e plotë të dielën në orën 17:00: https://youtu.be/JyLrDwsCBqs?si=OeWSie1TwIAnjQJm

 

Lini një Përgjigje