Apostrof/ Miti ballkanas i "madhështisë së humbur" dhe transformimi i historisë në ideologji

29 Qershor 2025, 15:40Kulturë TEMA
Apostrof/ Miti ballkanas i "madhështisë së humbur" dhe

Në episodin e fundit të Apostrof Podcast, historiani Edon Qesari flet për mënyrën si ndërtimi i identitetit kombëtar në Ballkan nuk lind nga përvojat e përbashëta, por nga ide të sajuara të një të shkuare të lavdishme.

“Historikisht, ndjenja e kombësisë në Ballkan – ndjenjat, sepse flasim për disa ndjenja të kombësisë – kanë qenë ndjenja të cilat janë ushqyer me një ide të sajuar të së shkuarës. Çdo ndërgjegje kombëtare, madje çdo veprimtari për të ngritur ndërgjegjen kombëtare, bazohet, sidomos në kulturat mesdhetare dhe aq më tepër në Ballkan, te ideja e një rizgjimi, apo rilindjeje. Pra, ideja që kemi qenë dikur të mëdhenj, kemi kaluar përmes një mesjete të errët, rënieje kulturore, degradimi moral, dhe sot po përpiqemi të ringrihemi.”

Sipas Qesarit, ky model narrativ – i rënies dhe ringritjes – është i përhapur në gjithë Ballkanin. Në të gjitha rastet, historia kthehet në një mjet për të justifikuar pretendimet politike të së tashmes.

"Nuk është rastësi që kjo narrativë e të qenit në majë të Olimpit, rënies dhe ringritjes me përpjekjen për t’u realizar prapë, është e pranishme kudo. Çdo nacionalizëm në Ballkan lind me idenë e një perandorie të shkuar, ku ne sundonim mbi të gjithë, ne ishim mbi të gjithë... Pra, ne ishim mbretër, ne ishim zota, në kohën e Bizantit, të Stefan Dushanit, dhe si e tillë do të ishte dhe në rastin këtu."

Referencat ndaj “epokave të arta” bëhen bazë për ndërtimin e identitetit modern, edhe pse ndarjet reale historike dhe shoqërore janë shumë më komplekse.

“Historia, në këtë rast,” thotë Qesari, “merr një funksion të pastër politik.”

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: https://youtu.be/e3C5PCZLT5Y

1 Komente

  1. Historia nuk mund te kthehet ne ideologji pasi ajo eshte e tille, Ajo studion idete historike. Sikurse studiohen edhe idete shkencore politike; ekonomike; kulturore; arsimore; ushtarake; mjedisore etj.. Ideologji = shkenca qe studion idete dhe sjelljet njerezore.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje