Përse, kur përkthejmë vepra letrare ose autorë bashkëkohorë, të cilët shkruajnë për vetminë moderne, zbrazëtinë emocionale dhe jetën urbane, fjalitë në shqip tingëllojnë shpesh të sforcuara, të ngurta dhe ndonjëherë edhe "cringe"? Është kjo mungesë përvoje letrare në shqip për këto tema, apo mungesë përgatitjeje kulturore për t’i përballuar?
Në Apostrof Podcast, Ardian Vehbiu jep një përgjigje që shkon përtej përkthimit si teknikë. Ai e lidh këtë boshllëk me historinë e gjuhës sonë dhe mënyrën si ajo është formuar:
“Këto tema, që të mund t’i trajtosh lirisht në përkthim, duhet që të trajtohen edhe në gjuhë. Domethënë, duhet që njerëzit vetë të preokupohen për këto gjëra në shqip. Të ketë një fond të gatshëm shprehjesh, fjalësh, epitetesh, metaforash, që të mund t’i përdori përkthyesi, por që njëkohësisht t’i njohë edhe lexuesi.”
Vehbiu vëren se për një periudhë të gjatë – sidomos gjatë totalitarizmit – gjuha shqipe është përpunuar më shumë nga përkthyesit sesa nga shkrimtarët. Dhe këta përkthyes, me mjeshtërinë e tyre, kanë ushqyer shqipen me strukturën klasike të shekullit XIX – Balzak, Tolstoi, Hugo – por sot na mungon një plejadë e ngjashme përkthyesish që të sjellin natyrshëm dhe me mjeshtëri përvojat e trajtuara nga letërsia bashkëkohore.
"Shqipja e ka tashmë një aparat për të dhënë letërsinë e shek. të 19-të dhe atë e bëjmë mirë sepse na i dhanë këta përkthyes. Sot, ne nuk kemi akoma një plejadë përkthyesish të tillë, që të bëjë për letërsinë bashkëkohore atë që bënë ata për letërsinë franceze të shek. 19-të, romantike, realiste të kohës. Flober, Emil Zola e të tjerë, u përkthyen shumë bukur, ndërsa ne akoma lëkundemi sepse e ka humbur kohezionin bota letrare. Një përkthyes nuk e lexon se çfarë ka përkthyer dikush tjetër. Nuk ka një komunikim midis teksteve të përkthyera."
Te q… dreqi…. Ty dhe ate qe te nxjerr ne shtypin shqiptar! Duket si nje çaush qe shpjegon te radio moska!
Ky djale qe e merr ne interviste Ardian Vehbiun duket sikur eshte djali i Barkes, praktikisht grek. Sigurisht qe ky nuk e njeh gjuhen shqipe dhe po perpiqet qe ta nxjerre si nje gjuhe inferiore, qe nuk eshte ne gjendje te shpjegoje fjale moderne. Shume e turpshme! Ja perkthimet e shumta ne gjuhen shqipe te fjales 'cringe' qe ky greku nuk i njeh: Fjala "cringe" në anglisht ka disa kuptime varësisht nga konteksti, por në shqip përkthehet më së shpeshti si: 'me u turpëru ose me ndie turp (në mënyrë të thellë, sikur të të digjej fytyra)' 'me u tërheq nga sikleti ose me u skuq nga një veprim i padenjë' ose në gjuhën e përditshme, shpesh përkthehet thjesht si: “e turpshme”, “e sikletshme”, “e neveritshme”, varësisht nga intensiteti Shembuj te tjera përkthimi: That joke was so cringe. → Ajo shaka ishte shumë e turpshme / sikletshme. He cringed when he saw his old photos. → Ai u skuq / ndjeu siklet kur pa fotografitë e tij të vjetra. Cringe behavior → Sjellje e padenjë / e turpshme / që të bën me u struk. Në gjuhën e të rinjve sot, cringe përdoret shpesh për të përshkruar diçka që është jashtë norme, e ekzagjeruar, e turpshme ose qesharake në një mënyrë të pakuptimtë. Në një ton më popullor: “më bëri me u fut nën dhe nga turpi.” Ec pra gjuha shqipe eshte e perkryer per te perkthyer cdo fjale, perfshire edhe 'cringe'. Eshte e qarte qe keto podkaste pergatiten nga lobi grek per te bere shqiptaret te ndjehen keq.
Foli kjo kurva serbe?
Mos ju duket budalla Vehbiu. Duke na ngacmuar te tereve me pozicionin qe ka zene, ai do te mbledhe nga emailet tona, te tere gjerat pozitive dhe do vije gjuhetari me i madh shqiptare. Keshtu u ba i "famshem" dhe Kadare. Enveri, i hapi rrugen ne dosjet sekrete te shtetit komunist, mirpo specialistet gjurmues te popullit, zbulues, kundra-zbulues, operativ-hetues e deri nder biruca torturues kishin futur nje doze nga e vetja ne menyre qe e bente te besueshme se ata ishin vertete armiq dhe keshtu Kadare u ba i famshem nga trillimi i te marreve. Kurse Vehbiu do te bahet i famshem nga prurja e te diturve permes mundesise INTERNET. Sigurisht do vije aq larte sa do t'i lere ne hije para ardhesit dhe do mahnit pasardhesit.