Nuk është rastësi që në dekadat pas viteve 1990, ndërsa shqiptarët përjetuan trauma kolektive si emigracioni masiv apo lufta në Kosovë, në diskursin publik u forcua një tjetër zë: ai i krenarisë absolute, i lashtësisë së pakundërshtueshme, dhe i të qenit në qendër të origjinës së gjithçkaje.
Shqipja, thonë disa, "është më e vjetra", "Është nëna e të gjitha gjuhëve". Dhe nëse dikush pyet “ku mbështetet një pretendim i tillë?”, përgjigjja zakonisht vjen me siguri të palëkundur – jo si përfundim shkencor, por si ndjenjë e thellë.
Në Apostrof Podcast, Ardian Vehbiu propozon një lexim ndryshe të këtij fenomeni: jo si debat gjuhësor, por si simptomë. Si një përgjigje emocionale ndaj një përvoje historike poshtërimi.
"Në fakt, prejardhja e kësaj ka të bëjë pak me poshtërimin që ndjejmë ne. E kemi ndjerë edhe më përpara, kompleks inferioriteti në raport me popujt e tjerë të Europës, për arsye historike, por sidomos tani këto 30 vjetët e fundit, u forcua për dy faktorë, mendoj unë – e kam përmendur dhe në libër pak. I pari është se shqiptarët pas '90-ës dolën në mënyrë masive. Më përpara dilnin specialistë, ambasadorë, politikanë... Kishim kontakte shumë të kufizuara me botën më përpara.
Pas '90-ës i patëm masive këto kontakte dhe u ndien inferior. U futën nëpër punë të çfarëdoshme, u nëpërkëmbën, u fyen, edhe për kombin u fyen, për identitetin, për të gjitha. Dhe sikur mos të mjaftonte kjo, ndodhi dhe ajo që ndodhi në Kosovë, që ishte një tjetër lloj poshtërimi, fyerje.
Shqiptarët përballë serbëve që u ndjenë të persekutuar... Pastaj dihet dhe mekanizmat psikologjikë- persekutimi çon në paranojë: ‘ne nuk na duan’, ‘na luftojnë’. Dhe paranoja pastaj, në një fazë më të avancuar çon në mani madhështie, megalomani – ‘na përsekutojnë sepse ne jemi më të mirët’, ‘ne jemi më të mirë’, ‘ne sundojmë gjithçka’. Dhe kuptohet, gjëja më e thjeshtë është gjuha. Domethënë… shqipja është më e vjetra, sepse këtë gjë e gjejnë edhe nëpër tekste, edhe nëpër poema… Këto të Rilindjes janë gjithmonë në dispozicion. Kështu që, pse jo më e vjetra? Dhe pastaj fillon mendja dhe punon në ato drejtime që kemi përshkruar, për të gjetur, për të provuar që shqipja është në themel të shumë gjuhëve – dhe mundësisht të gjithave."
Por çfarë ndodh kur identiteti ndërtohet mbi plagën, jo mbi vetëdijen? Kur ajo që duhet të analizohet, mitizohet dhe kur e vërteta fillon të shihet si kërcënim?
Zoti Vehbiu per te kuptuar apo shpjeguar se gjuha jone SHQIPE eshte me e vjetera apo jo duhet me teper fakte e shpjeguar me thjeshte dhe me pak llafologji .Ke folur shume po as gje konkrete nuk kuptohet ku do te dalish.
me duket shume i sakte, shpjegon arsyet e marezise se madheshtise o Vjosa.
E ke gabim moj Ana kur thua per shkak te marezise se madheshtise dhe e quan Vebiun te sakte? Mos e ngateron me saliun Ai vuan nga deliri i madheshtise populli gjithmone ka qene me kembe ne toke deri ne vitet 90-te ??? Vebiu gjithcka mund te jete po GJUHETAR jo ? Per mua eshte nje hipokrit qe kerkon te shtremberoi Gjuhen Shqipe apo historine e ketij vendi , me siguri nuk ka gjak Shqipetari ? Shqipetaret gjithmone kane qene vetvetja dhe jo Sahan lepires e kane treguar ne shekuj te pa perkulur , prandaj kemi mbijetuar deri me sot , kane dite te ruajne gjuhen ,zakonet ,herojte duke ju thurur vargje per tja u percjell brezave qe te mos harohen ??? Po Fatkeqesia qendron tek ata si Vebiu qe kerkon te ndryshoj gjerat , per te keqen e vet e ka historia apo gjuha Shqipe i ka themelet e forta sado te mundohen nuk mund ta ndryshojne dot eshte e shkruar me germa te arta ? U munduan pas 90-tes te na i ulin koken i shperndane si zogjte e korbit u munduan ti benin dhe me bisht por shumica e atyre qe emigruan ja ngriten me shume vlerat vendit te vete duke punuar ? Ka plot te rinj te reja qe kane Ike per studime sot i ke me tituj SHKENCOR , i ka vleresuar BOTA edhe pse saliu i perzuri ?
Me duket se flisni percart, pa lidhje dhe me urrejtje. Thoni nuk eshte gjuhetar?????!!!! -budallallek me brire. Thoni qe shtremnberoi gjuhen shqipe?????!!!!! - me thoni si e ka shtremberuar se nuk e kuptoj. Thoni qe nuk ka gjak shqiptari?????!!! - shume qesharake si shprehje, biles argetuese. Je tamam prototipi i nje megallomani por edhe kokebosh. Sinqerisht me vjen keq, por nuk te ndihmoj dot.
Nuk kam nevoje per ndihmen tende jam bolle e sqaruar , duhet te ndihmosh Ardian Vebiun ta vesh ne rruge te mbare mos te ngateroj dialeket me vjetersine e gjuhes Shqipe baza Eshte e njejte si dhe origjinen e Heroit tone Skenderbe , Gjergj Kastrioti nga KRUJA ? Cke per te thene per te tjere qe e quajne Vebiun MERCENAR nje tjeter komentus me emrin Gjergj Fishta i ri e quan ,gjuha Shqipe eshte me e vjetra eshte CELESI I do gjuheve Ai e thot ne GEGERISHT ??? Njerzit me te drejte revoltohen kur ndigjojne te tille Sharlatan dikujt i sherbejne por jo popullit te vete ? Nuk e kuptoj pse i del ne mbrojtje , nje fshat qe duket nuk ka nevoje per kallaus siduket Vebiu kerkon te bej ndonje shpikje ne interes se mos perfiton ndonje kacidhe po e ka te kot , gjuhen e kemi tonen te bukur sna i ka dhuruar kush e gjetem nga te paret tane ???
Replika, po kush ta shau gjuhen moj burnesh? Kush njerez revoltohen se une jo njehere! Nuk di qe Vehbiu te kete thene qe Skenderbeu nuk eshte arberor. Ose nese e ka thene, ku e ka thene moj Replika? Dhe meqe e ka thene cfare e ka quajtur serb, maqedonas, apo grek apo ku di une? A thua qe ta kete mendjen per te perfituar ndonje kacidhe? Po nga kush moj Replika? Nuk jane te gjithe si ty moj Replika, ka dhe shqipetare te erudite dhe njerzor!
Vehbiu wshte mercenar antishqiptar. Koka e Vehbiut eshte nje hiç dhe nuk i zbeh dot Faktet egzistuese te Shqipes-Gjuhes se gjuheve!
Vehbije shkerdhata vjell ato qe ia kan rrase ne goje per 300 euro.
Akademiket e Enverit!!!!!pas 90 thote,inferioriteti or akademik eshte i kohes se Enverit ,pasoja e mbylljes hermetike e atji qe edukoji ne shkolle njerez si ty.Kur komentojne akademiket tane te vjen per te vjelle.Si nuk degjova asgje te mbare nga keta.Gjithmone negative.
asht ma e vjetra dhe çelsi i do gjuheve mirpo kongresi i drejshkrimit te shqipes me 1972 e sakatoi: si do ti themi shpi-shpihem apo shtepi e pastaj vjene shtepihem!
Vehbiu eshte injorant dhe i paditur, gjuhetar qe nuk di dialektet helene, ilire, gjuhen latine dhe hiqet si gjuhetar i madh. https://youtu.be/uUfWkJoWPo0?si=XuV66f3dexB84uqF
Si i jepni hapsire ketij idioti moj tema,po te thuash qe gjuha shqipe eshte ma e vjetra ne bote çpune ju prish shqiptareve asgje por antishqiptareve ju prish shume se na quajne te ardhur dhe nuk kemi gjuhe tonen.Si duket ky veliu ka ngrene diku nje luge çorbe te prishur e ka gjithe kohen qe vjedh vrer kunder gjuhes shqipe.
Niku, idiot, pra me nje zhvillim mendor te manget qe ne lindje, mund te jesh Ti i dashur, por jo Vehbiu, qe i ka te shkruara mendimet e tija. Qe popujt ngado ku jane jane te ardhur kjo as nuk diskutohet. A e di pse? Sepse te ardhurit, ose te mbeturit e sotem, i zhduken ata/ato qe ishin para tyre ne ate teritor. Qe ta kuptosh si idiot qe je po ta thjeshtoj me nje shembull: popullsia qe jetonte me pare ne kontinentin e Amerikes dhe qe i emertuan me emrin "indian", sepse eksploruesit kujtuan se kishin mberitur ne indi, nuk egzistojne me, as si race e as si gjuhe apo kulture. Pse?, sepse ca frymore te tjere nga Evropa ua morren teritoret dhe i vrane se ishin me te forte. Pra lufte per egzistence. Ky shembull qe te solla mbahet mend se ka ndodhur tani vone, por keshtu ka ndodhur nder shekuj i dashur Niku. Pra te thuash me i vjetri, thjesht ke thene nje budallallek me brire. Hajde mo u merzit.
Niku , je shume i sakte ne koment po hajde mbushi mendjen Anes apo Tau Tau ? Mesa duket i ka dale ne mbrojtje Vehbiut I paska djege shume ? Po nuk mbulohet dielli me shoshe moj Ana apo Tau Tau ??? Nuk do ja japim kete kenaqesi Vebiut te pasuroj dijen nepermjet komenteve tona dhe te arij ndonje cmim kur cmimi i takon popullit ??? FL
Ekzagjerime, opinione personale, pa fakte. Opinion qe i ngjan nje teorie konspirative. Big deal per Adrianin (Ardianin) se Bubulina eshte greke (sipas tij) dhe jo shqiptare. Pordhi kali ne dere te hanit i thone nje shprehje o Ardian Vehbiu
O Drino, ishte shqipetare, por luftoi bashke me greket kunder turqeve per te mbrojtur pronat dhe teritoret e saja ne nje zone qe sot quhet Greqi! E per cfare duhet te mburesh ti me kete zonje? Arvanitas apo shqipfoles, apo arberor, kane jetuar me shekuj ne trojet qe sot perkojne me shtetin Grek, por sot qe flasim jane asimiluar dhe ndjehen greker, ashtu sic mund te ndihen greker me mijra femije e te rinje te lindur apo rritur ne Greqi nga emigrantet shqipetare pas viteve 1990. Keshtu eshte bota o Drini, levizja eshte gjithshka, qellimi eshte asgjeja!
Greku i lashtesise , mos krahaso ate periudhe te lashtesise me vitet pas 90-tes , qe as ti as une se kemi jetuar , 90-ten Po kemi ca themi ??? Ata qe ti thua kane lindur ne Greqi pas 90-tes apo ne Europe Amerike e te tjera vende e thon me krenari qe jane SHQIPETAR mos ja u Moho ??? Mos i ngatero me ata qe shiten per 300 euro ? Gabohesh kur thua se per cfar duhet te mburetDrini me ate Zonje ? Po Grekut per cfar i duhet ajo Zonje Apo nje hero tjeter si dhe Serbit ? Gjykim jo i drejte neqoftese ti je shqipetar ? Kur thua ishte Shqipetare por luftoj per te mbrojtur tokat e saj qe sot quhet Greqi ? Po e pohon pa dashje qe ajo ka mbrojtur vendin e vet qe I perkiste Shqiperise ?
Ti luan me lojra fjalesh o babagjysh. Kur te sulmojne shtepine tende grabitesit dhe ti mbrohesh, ke mbron shtepine apo Shqiperine ?