Oraliteti si tipar unik i shqipes

25 Maj 2025, 15:27Kulturë TEMA
Oraliteti si tipar unik i shqipes

Për pjesën më të madhe të historisë së saj, gjuha shqipe ka ekzistuar si gjuhë gojore, e ruajtur dhe e transmetuar jo përmes teksteve, por përmes kujtesës, proverbit dhe ligjërimit të drejtpërdrejtë. Edhe pse sot shqipja ka një prani të plotë në formën e shkruar, shumë nga mënyrat si e përdorim, e kuptojmë dhe e ndërtojmë gjuhën, mbartin ende gjurmë të forta të kësaj trashëgimie gojore.

Gjatë bisedës në Apostrof Podcast, biseduam me studiuesin dhe autorin Ardian Vehbiu në lidhje me këtë aspekt shpesh të pakomunikuar të historisë gjuhësore shqiptare.

"Shqipja nuk është shkruar. E filloi Buzuku në shek. 16-të dhe u shkruajt nga pak nga bejtexhinjtë dhe priftërinjtë, por në nivel popullor, shkolla në fund të shek. 19-të filloi. Deri atëhere nuk shkruhej shqipja. Ekzistonte në nivel oral."

Ky zhvillim i vonë i shqipes së shkruar e ka lënë kulturën shqiptare me një lidhje ende të fortë me oralitetin—një sistem që, ndonëse informal, funksionon me rregulla të brendshme të qëndrueshme. Një shembull i qartë për këtë është Kanuni i Lekë Dukagjinit, një kod i tërë sjelljeje dhe drejtësie që për shekuj është mbajtur gjallë pa qenë i shkruar.

“Për shembull, mjafton të marrësh Kanunin e Lekë Dukagjinit. Shtjefën Gjeçovi, i cili e mblodhi dhe e sistemoi, e transformoi në një formë që të ishte e lexueshme për njeriun e formuar nëpërmjet shkrimit. Por, po ta shohësh Kanunin, ai është i gjithi i artikuluar në proverba. Proverbat janë karakteristika e oralitetit. Nuk dihet se kur janë thënë, kush i ka thënë, si, pse... Dhe ato mbahen mend, sepse nuk shkruhen. Ishin të tilla jo vetëm që të zbatoheshin në situata konkrete – kur vritet dikush, kur një kalë futet në pronën e dikujt – por të ishin dhe në harmoni me njëra-tjetrën. Nuk mund të kesh një proverb këtu dhe një tjetër më tutje që bie në kundërshtim. Oraliteti e krijon gati si me magji këtë sistem. Dhe ne këtë sistem e kemi akoma në shqip. Sepse vetëm 100, 250 vjet kanë kaluar... Kjo e bën shqipen unike, sepse i jep një fuqi shprehëse që gjuhë të tjera – po të marrësh frëngjishten, për shembull,  e kanë humbur. Frëngjishtja është e vdekur, sepse ka një mijëvjeçar që shkruhet."

Edhe sot, pas më shumë se një shekulli të shkrimit në shqip, ndikimi i kësaj kulture mbetet i ndjeshëm. Kuptimet tona, mënyrat si flasim në publik, mbart gjurmë të kësaj strukture gojore.

Episodi i plotë: https://youtu.be/re8I-FjTGzc

 

6 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    gezuar ramazonin.....

    Përgjigjjuni
    1. h
      hosteni

      Xha Vehbiu i bën orale çdo mikrofoni që i ofrohet 24/7.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të sunduar nga të huajt

        Veçori tjetër e shqipes është se populli shqipfolës ishte nën sundimin e pushteteve joshqipfolëse.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zani

          Ky pseudoakademik ka mbetur me njohurite qe ka mesuar ne klasen e 4. Ende nuk ka mesuar se shkolla e pare shqipe eshte hapur ne Shkoder ne vitin1258 dhe atje mesohej dhe shkruhej gjuha shqipe. Po per Lek Matrengen a ka degjuar gje ky kalemxhi, kur e hapi shkollen shqipe ne Kalabri dhe me cfar alfabeti shkruhej gjuha shqipe ne shkollen e tij? Vehbiu dhe sorollopi i tij vetem vrer vjellin kunder gjuhes shqipe se per kete paguhen. Ja çfar shkruan Vehbiu ""Shqipja nuk është shkruar. E filloi Buzuku në shek. 16-të dhe u shkruajt nga pak nga bejtexhinjtë dhe priftërinjtë, por në nivel popullor, shkolla në fund të shek. 19-të filloi. Deri atëhere nuk shkruhej shqipja. Ekzistonte në nivel oral.". Te dashur miq ( po perdor nje fjale te Saliut) mbaj mend se kete na thoshte mesuesi ne klasen e katerte te fillores ketu e 65 vjet me pare. Por xhevairet e Ardian Vehbiut nuk mbarojne , ai thote " proverbat jane karakteristike e oralitetit ( nuk perdor fjalen "goje" te shqipes por perdor fjalen latine "oris") dhe ato mbahen mend sepse nuk shkruhen" pra sipas tij ato qe nuk shkruhen mbahen me shume mend se ato qe shkruhen. A ka llogjike ne kete budallallek. me tej Vehbiu vazhdon: " frengjishtja eshte e vdekur se ka njemijevjeçar qe shkruhet" pra gjuha e Hygoit qenka gjuhe e vdekur sepse ka njemije vjet qe shkruhet. Ky eshte bere per tu vizituar tek nje mjek psikiater. Eshte katandisur si qente qe i lehin henes. Gjuhes shqipe nuk kane çti bejne, studimin e saj e kane marre ne dore shqiptaret e vertete, sigurisht ka edhe pasaktesi ne ato qe shkruhen per kete problem, por zbulimet jane aq te mbreselenese sa e kane detyruar Ardian Vehbiun dhe shoket e tij qe te mjaullijne kudo si macet e lagjes nga mengjezi ne darke. Suksese ne jete Ardian Vehbiu.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arnauti

            Varet si e lexoni Vehbiun. Ai nuk e mohon te shkruarin ne shqip, por thote se nuk ariti te popullarizohej deri ne shekullin e 19-te kur u krijuan shkollat shqipe. Ai thote edhe se "Një shembull i qartë për këtë është Kanuni i Lekë Dukagjinit, një kod i tërë sjelljeje dhe drejtësie që për shekuj është mbajtur gjallë pa qenë i shkruar." -Juve zoteri keni ndonje fakt qe kanuni, ky kod i sjellejes te kete qene i shkruar? Po edhe sikur te kete qene i shkruar, kujt i hynte ne pune i shkruar, kur te gjithe pa perjashtim nukj dinin te lexonin?

            Përgjigjjuni
          2. P
            Psiqiatri

            Arnauti , nuk i heq asnje presje komentusit Zani ka plotesisht te drejte te kundershtoje Vehbiun dhe kur thote se ka nevoje te vizitohet tek ndonje Psiqiater ??? Vetem nje shembull po te jap , nga familja ime , qe nga stergjyshi plus gjyshi dhe im ate dinin shkrim e kendim ? Im ate sot duhet te ishte 125 vjec sepse une jam 80 vjec , qe i bie te jem brezi i katert me arsim te larte plus femijet e mi te arsimuar , beje llogarine vete ??? Ardian Vehbiu duhet te thote Enver Hoxha zhduku ANLFABETIZMIN , por jo te meret se gjuha shqipe vetem flitej por nuk shkruhej dmth jo te gjithe ishin te arsimuar , dihet qe feja ka bere punen e vete e te tjera ??? FL

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje