Gjatë bisedës në Apostrof Podcast, Edon Qesari ngre ndër të tjera edhe një dilemë themelore për mënyrën si po shkruhet dhe rikujtohet periudha e komunizmit në Shqipëri.
Duke iu referuar prirjes së disa rrymave të sotme për ta ndërtuar narrativën historike të regjimit komunist ekskluzivisht mbi kujtimet e viktimave, Qesari thekson se kjo qasje mund të jetë e vlefshme vetëm nëse ngrihet krahas kujtimeve edhe të personave të tjerë, dhe mbi të gjitha, e kaluar përmes filtrit të një hulumtimi të mirëfilltë historik.
“Prirja – e cila është për t’u respektuar sepse është një prirje që kërkon të gjejë një burim tjetër për t’iu afruar, për t’iu qasur të shkuarës – prirja për ta shkruar, për shembull, historinë e 45-vjeçarit komunist në Shqipëri në bazë të kujtesës së viktimave, mund të jetë e duhur vetëm në qoftë se është njëra nga prirjet, e cila kompaktësohet bashkë me prirjet e tjera. Kjo do të thotë që kujtesa nuk është vetëm e këtyre individëve, por edhe e individësh të tjerë, dhe mbi të gjitha, e kaluar nga filtri i një hulumtimi të mirëfilltë historik në kuptimin shkencor të fjalës.”
Për Qesarin, një histori që mbështetet vetëm në ndjeshmërinë emocionale të një grupi, sado legjitime të jetë ajo ndjeshmëri, mbetet e cunguar dhe e brishtë. Kujtesa është një pjesë e rëndësishme e së shkuarës, por nuk e zëvendëson dot analizën, kërkimin dhe kompleksitetin që kërkon historiografia si shkencë.
Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00
I ke rene pikes, nuk ka me sakte. Nje grup i vogel kane nje kujtese negative, ok, e drejte, por nuk merret ne konsiderate kujtesa e grupit absolutisht me te madh te qytetareve, si e gjeten Shqiperine ne 1944 dhe si u be e so ndryshoi nder vite, deri ne rrezimin e regjimit, a ishte cdo gje ashtu si thuhet sot, a merren ne konsiderate konjukturat gjeopolitike te kohes.
Shume drejte sepse te persekutuar ka patur edhe ne vendet kapitaliste ,por ishin komunistet......Nqs flasim per liri idesh ahere cdo persekutim eshte i ndaluar......Ajo qe edhe duhet patur parasysh eshte se nje pjese e atyre qe quhen te persekutuar,nuk jane persekutuar,vetem per idete e tyre,por per veprime sabotuese duke demtuar ekonomine,ose shkelje ligjore sic eshte edhe mospagimni taksave e i detyrimeve ligjore.....ose edhe me keq akoma per vrasje,rrembime....tradheti ndaj atedheut,bashkepunetor te pushtuesve dhe te gjithe spiunet ne sherbim te agjenturave te huaja....do mbeteshin fare pak,qe do duheshin shperblyer shumefish....Tek ne ashtu sic U zmadhua numuri i deshmoreve ,u zmadhua edhe ai i te persekutuarve....... .
Po ke te drejte! Do marrim si te verteta kujtimet e Babaces!
Nëse shkruan gjithçka të zezë, bëhesh i pabesueshëm për shumicçn e shoqërisë..... . Shumë libra janë shkruajtur nga ish të përndjekur politikë, si psh Uran Butka, mirëpo ato nuk lexohen, nuk shiten..... . Pse? Pikërisht për nxirjen e gjthçkaje..... . Mirëpo ata që lexojnë, janë një elitë e kulturuar që e njohin mirë të shkuarën me të gjitha bëmat e saj...... . Njohin edhe ata që morën statusin "i persekutuar", kur lagja apo fshati e njihte si hajdut, rrugaç, matrapaz, vrasës për gjakmarrje, intrigant etj..... . Por njohin edhe liderët dhe servilët e tyre të periudhës të demokracisë, dhe bëjnë krahasimin me ata bllokmenë, që e lanë bllokun dhe mbetën pa shtëpi e katandi, ndryshe nga të sotmit që kanë 5 shtëpi në Tirane, një në Lalëz, një në Palasë, katër në kryeqytetet europiane, plus për fëmijët, motra vëllezër, baxhanakër e kunetër në të katër anët e vendit....... . Dhe populli kujton STARTIN, kur u dha sinjali, NISU. U nisëm të gjithë njëlloj. Pa brekë në bythë. Po shif sot? Shumica përsëri pa brekë në bythë. Pakica e pushtetëshme ua rrëmbeu Shqipërinë, tej përtej........ . Dhe vjen pyetja nëpër portale: - Ku do ti kaloni pushimet sivjet? Jashtë shtetit. Pakica..... . Në mes të arës me misër api bostan, shumica.