Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi zhvilloi një vizitë inspektuese në fondet arkeologjike të Durrësit, në kuadër të monitorimit të punimeve për transferimin dhe sistemimin e fondit arkeologjik të Institutit të Arkeologjisë në Durrës.
Akad. Gjinushi u njoh nga afër me kushtet teknike të ruajtjes së materialit, organizimin e inventarit, si dhe me punën e stafit specialist në këtë proces delikat që synon të sigurojë vazhdimësinë e kërkimit shkencor dhe trashëgimisë arkeologjike të qytetit antik.
Vizita u përqendrua në procesin teknik të zhvendosjes së materialit arkeologjik nga godina e mëparshme, e cila aktualisht do t’i nënshtrohet një rikualifikimi tërësor si pjesë e projektit të rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
Materialet janë transferuar dhe po sistemohen në një strukturë të re dhe të dedikuar, të ngritur enkas për të garantuar ruajtjen, administrimin dhe aksesin shkencor të fondeve arkeologjike.
Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të standardizimit të infrastrukturës së ruajtjes muzeale dhe të burimeve arkeologjike, si edhe një model i bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, shkruan atsh.
Gjinushi,eshte katandisur, per vete,per tu vendosur ne muzeun e periudhes osmane-komuniste, qe e ka katandisur kete kulture boterore mijra vjecare, greko-romane te vazhdoje te shkaterrohet.Duket, qe ka vajtur ne durres te bej ndonje seance ne hamamin turk, qe per turcelinte e shumte si ai, ka vlera te pa krahasueshme.
Për GJINon (domethënë GJINushin) e "shkencës shqiptare" nuk kam KoMENT sepse nuk KOm MENT aq shumë për KoMENTe të këtij KaLLËPI, por për ArteFaktet e lashta shqiptare AlbaiLire në Muzeun e Durrësit (dhe jo vetëm) mund të THOM me SHUMË siGURi që nuk janë KULTurë greko/romane por PRODHIM autokton i KULTURËS shqiptare. Aq sa lidhje ka gjermani KARL MarkS me "marksistin" veriKorean Kim Jong, po aq lidhje kanë edhe ARTeFAKTEt e lashta shqiptare në Muzeun e Durrësit (dhe jo vetëm) me të ashtuquajturën KULtUrë greko/romane. Kur lulëzonte në kohët antike Durrësi, Apollonia (POJani), BABunja (Gradishta), ORIKu (PashaLimani), PLOça (AmantiA), MAVROVA (OLYMPiaSTAN), ARMENi, CERIA (MESAPLiku) HEkali (Klosi, BYLISi), ELBaSani, MatoHasani, Shtyllasi, BERAti, KROTi (ALLAmBrezi), Qesarati, KALivaçi, Jerma (Antigonea), SOFRATika, Butrinti, Finiqi, Hundëçova, Qeparoi, Himara, KANINa (KAONia), LEZHA, SHKODRa, etj, etj, etj, në Romën antike nuk kishte "lindur" akoma La LUPA LATina që "ushqeu" me LATe uLKonje 2 bonjakët binjakë: ROMO e ReMoLO. Për banjot (si BËNja në Vjosë dhe BANja në Devoll - Cërrik) dhe hAMAMet llafosemi 1herë tjatër. Faleminderit zoti "Tyrbja-e shkencës". Labëri. 28.06.2025.