Apostrof/ Kur historia (keq)përdoret për të krijuar vazhdimësi: Qesari mbi identitetin kombëtar (VIDEO)

27 Qershor 2025, 20:30Kulturë TEMA
Apostrof/ Kur historia (keq)përdoret për të krijuar

Çfarë është një komb? Një bashkësi gjaku, një gjuhë, një territor? Apo një përfytyrim, një projekt i vonë politik i veshur me petkun e përjetësisë? A është identiteti kombëtar diçka që mund të trashëgohet i pandryshuar në vijimësi, apo diçka që e kemi shpikur për t’i dhënë kuptim bashkëjetesës në shtet?

Në një kulturë si ajo shqiptare, dhe më gjerësisht ajo ballkanike, ku historia shpesh herë përdoret më tepër për të glorifikuar të tashmen se sa për të kuptuar të shkuarën, këto pyetje mbeten të pazgjidhura, ose më saktë: të shtypura.

Përse flasim për ilirët si “ne”? Çfarë lidhje reale kemi me ta, përveç nevojës për një ndjenjë rrënjësie? Pse e përfytyrojmë kombin si një vijë të drejtë nga lashtësia deri sot, pa ndërprerje dhe pa thyerje?

Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, studiuesi Edon Qesari flet pikërisht për këtë keqkuptim themelor mbi përbërjen e kombit dhe mbi mënyrën si e shpërndajmë identitetin tonë nëpër shekuj:

“Zakonisht ne flasim për veten tonë, edhe kur i referohemi arbërve në mesjetë, apo ilirëve në lashtësi, pa e marrë shumë parasysh nëse ata e kishin ose jo këtë lloj ndjeshmërie apo ndërgjegjësimi për veten e tyre, dhe e transferojmë këtë në kohë pa u shqetësuar shumë se si kjo ‘ne’ ndryshon gjatë kohës. Është tipike për një ndjesi kombëtare... Dhe do sjell një shembull: grekët e vjetër. Kemi dëshmi të sotme që na thonë fare mirë që ishin të ndërgjegjshëm, që mes një banori në Athinë dhe një banori në Spartë, për shembull, apo në Tebë, kishte diçka të ngjashme. Ka diçka që i bashkon më shumë sesa i ndan. Pra, grekët e vjetër ishin – të paktën në nivel elitash kulturore – të ndërgjegjshëm për atë që mund ta quajmë identitet etnik. Por kjo nuk përkthehej në vendimmarrje politike, nuk përkthehej në identitet politik. Sepse, çfarë është kombi? Kombi është përkthimi politik i ndërgjegjes etnike, i ndërgjegjes së bashkësisë. Pra, ne jemi bashkë dhe, duke qenë bashkë, ne ndërtojmë bashkë një shtet. Te grekët kjo nuk ishte.. Te grekët e lashtë.”

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Ky Qesari qenka studiues i madh. Ky e dika çfarë mendonin grekët e vjetër - gjërat e përbashkëta i njihnin po nuk i kthyen në projekt politik - pra nuk shpallën kombësinë, dhe mendon se ata e kishin mirë pa thënë se cila ishte e mira e mendimit të tyre, kur në fakt grekët e sotëm na çanë veshët me mburrkat si vijues të helenëve - duke i trajtuar ata si komb apo etni dhe veten e tyre si vijues të atij kombi, që nuk është aspak e vërtetë. Ky studiuesi duhej ta dinte se nuk ka grekë të vjetër. Emërtimi grekë është shumë i vonë, aq i vonë sa edhe shfaqja e racës së sotme greke nga dyndjet e ardhacakëve. Ideja e këtij studiuesi me demek modern është që njerëzit duhet të kthehen në mendësitë e largëta. Po të jetë kështu duhet të shkojmë edhe më tej, për të arritur te shoqëritë fisnore, te tributë. Ç'janë këta të lajthitur që shiten si studiues. Këto kohë njerëzit, sidomos të rinjtë, të çoroditur nga shpartallimi i të gjitha vlerave njerëzore për shkak të rendjes pas fitimit të shpejt e pa djersë, për këta lloj studiuesish kanë nevojë për ta humbur edhe atë fije logjike që mund t'u ketë mbetur. Mirë do ishte që këto pokastet ta pezullojnë veprimtarinë gjatë muajve të temperaturave të larta se ky do jetë një nga shkaqet e lajthitjeve.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      KOQE si ai tjetri si e kishte Vehebi Celebia I TURQISE,apo Auron KARI ,dine mire HISTORINE e TURQISE Gerqise etj dhe ne KUSH JEMI ' ,,,nuk e dine......QE EDHE greket Jane me prejatdhje NGA pellazget si ne por U ndane me SHUME ne san te gjuhes FETARE te ortodoksise,dhe Ka EDHE te ardhur PATJETER por SHUMICA e BALLKANIT ESHTE me popullsi lire SHQIPETARE dhe jetoj e ne SHTETE te ndryshme e me gjuhe te njejte QE i ndryshojne dialektet dhe shkruhen me alfabete te ndryshme...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmiri

        Haka Tekizoti mire e ke ...po ben shum vape dhe kan plas mushkonjat nga lagunat dhe kur te pickojn ato,te luan mendja....sic i ka lujt ketij Qesarit...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje