Letra e fundit e Havzi Nelës, ja çfarë shkroi,,,

27 Qershor 2025, 17:52Kulturë TEMA

Letra e fundit që ka shkruar në jetën e tij Havzi Nela drejtuar shtetit është ankimi kundër Vendimit të gjykatës që e dënoi me varje.

“Ankim – Penal kundër vendimit të Gjykatës Popullore të Rrethit Kukës për veprat terrorizëm, arratisje jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes, armëmbajtje pa leje në bazë të neneve 50/1, 31/a, 47/gj dhe 11 e 31/a, 2245 e 31/a jam dënuar me vdekje në litar.

Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Tiranë.

Unë jam gjykuar nga Gjykata e Rrethit Kukës për veprat: terrorizëm, arratisje jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes, armëmbajtje pa leje. Në bazë të neneve 50/1 dhe 31/a, 47/gj dhe 11 e 31/a, 224 e 31/a, jam dënuar me vdekje në litar.
Unë nuk jam dakord me vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës për këto arsye:
Kur kam ikur nga vendi i internimit nuk jam nisur për t’u arratisur, por për të vrarë veten. Nga ana e Gjykatës jam rënduar më tepër se sa kam bërë faj. Deponimet e dëshmitarëve nuk janë të vërteta, pjesërisht, qoftë për tradhti ndaj atdheut, qoftë për tentativë për vrasje për policin. Thëniet e Islam Gurit, që është operativ i zonës, sikur i kam thënë se do të arratisem, nuk janë të vërteta.

Unë për qëllim për me vra policin nuk kam pasur, por në tronditje e sipër, duke tentuar të vras veten, kam shtjerë pa adresë dhe kam qenë ulur. Kam bërë vetëm një shkrepje dhe jo siç del në seancën gjyqësore, sepse herën e dytë nuk ka punuar revolveri, sepse nuk sillej mulliri. E përsëris edhe një herë, se nga vendi i internimit kam ikur sepse doja të vrisja veten dhe, para se të kryeja këtë veprim doja që të takoja nënën. Unë i kërkoj Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të më japë drejtësinë që më takon.

Ankuesi
Havzi Nela



*Marrë nga profili në Facebook i Rexhep Shahut

 

Lini një Përgjigje