VIDEO/ Edon Qesari në Apostrof Podcast: Në Ballkan, e shkuara përdoret për të justifikuar të tashmen

27 Qershor 2025, 13:14Kulturë TEMA
VIDEO/ Edon Qesari në Apostrof Podcast: Në Ballkan, e shkuara

Në episodin e 24-të të Apostrof Podcast, Edon Qesari, studiues dhe kërkues shkencor pranë Institutit të Historisë, flet për mënyrën se si trajtohet e shkuara në hapësirën shqiptare dhe më gjerë, në ato ballkanike. Sipas tij, historia në Ballkan shpesh nuk shërben për të kuptuar ndryshimin, por për të legjitimuar të tashmen.

Duke folur për dy dukuri shqetësuese që vëren ende sot në kulturën dhe arsimin shqiptar, Qesari shprehet:

[...] Kultura shqiptare dhe arsimi shqiptar janë ende pjesë të një pellgu kulturor ballkanik, ku e shkuara përftohet si një justifikim i së tashmes. Pra, kjo e shkuar shërben më së shumti për të glorifikuar të tashmen. Ky është një fenomen ballkanik i pastër, që mund të haset në akademi, në universitete dhe kudo nëpër Ballkan. Zakonisht, në kultura me tradita më të konsoliduara të historiografisë, dhe po flas për vendet perëndimore, ky shqetësim i madh për të shkuarën nuk është në këto përmasa.”

Më tej, ai ndalet edhe te mënyra si konceptohet historia në vetvete:

“Problemi i dytë që unë vë re, është një problem i cili ka të bëjë me mënyrën se si shihet e shkuara. Shpeshherë, shihet nën përftimin e faktit që e shkuara duket si një linjë e pandërprerë e diçkaje. Kushdo që studion histori dhe sidomos teori të historiografisë, e di shumë mirë që të merresh me histori do të thotë mbi të gjitha të merresh me ndryshime të njëpasnjëshme. Thelbi i historisë është pikërisht ndryshimi.”

Episodi i plotë me Edon Qesarin publikohet të dielën, ora 17:00.

1 Komente

  1. C
    Cfurku

    Historia është gjykatësi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje