Këto punime artistike vijnë nga Athina. Mbajnë autorësinë e Amantia Rokaj e cila përdor materiale të riciklueshme për të bërë këtë lloj arti, ku çdo krijim është unik.
“Është një fantazi e momentin me mjetet që më ndodhen përpara”, u shpreh ajo.
Amantia si lëndë të parë përdor bizhuteritë. E siç shprehet vajza që studimet i ka përfunduar për laborante dentare u jep jetë atyre edhe pasi ato dëmtohen.
“Bizhuteritë kur prishen vijnë në duart e mia dhe jetojnë”, tha artizania.
Punimet e saj interesante Amantia i ka prezantuar në disa qytete të Shqipërisë dhe Greqisë, por më të tërhequra siç pohon ajo janë nga vendet evropiane.
Në 8 vite ka realizuar mbi 400 tablo të tilla duke vënë në punë fantazinë dhe bizhuteri që i blen në një treg në kryeqytetin grek.
Amantia ishte në qytetin e gurtë në aktivitetin “Ulqini në Gjirokastër”, ftuar nga pala ulqinake, ndërsa në planet e afërta të saj është çelja e një ekspozite në qytetin e lindjes, Tiranë, transmeton rtsh.
Lini një Përgjigje