“Bilbilat e Labërisë” çelën mbrëmjen e djeshme edicionin e dytë të këtij festivali në qytetin e Tepelenës, ku jehuan zërat e shumëfishtë të polifonisë.
Në një atmosferë plot emocion, përfaqësues të grupeve folklorike sollën në skenë thesaret e këngës labe, duke krijuar një lidhje të ngrohtë mes brezave dhe traditës.
“Jam me grupin e Himarës dhe sot marrim pjesë me një këngë të veçantë për Qirjako Kapasin”, u shpreh një ndër përfaqësuesit e grupeve polifonik.
“Unë jam nga grupi vllah nga qyteti i Kavajës”, tha një tjetër.
Pjesë e kësaj mbrëmjeje festive ishte edhe panairi me produkte të zonës dhe ekspozita artizanale, që shtuan ngjyrat dhe shijet e vendit në këtë takim kulturor.
“Po promovojmë të gjitha produktet e zonës tonë, me kulinarin”, u shpreh një artizane.
Pjesëmarrës në këtë festival janë rreth 20 ansamble dhe grupe popullore nga te gjitha trevat e Shqipërisë, transmeton rtsh.
Lini një Përgjigje