Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva... (VIDEO)

28 Qershor 2025, 10:12Kulturë TEMA
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva... (VIDEO)

Mula u lind në Tiranë më 27 qershor të vitin 1963 nga babai Avni Mula dhe nëna me origjinë ruse Nina Mula. Ajo mbushi dje 62 vjeç.

Nuk është e pazakontë që arti bartet përmes gjeneve të familjes, e tillë ka qenë edhe historia e familjes Mula. Avni Mula, babai i Invës, një muzicient e kompozitor i njohur, ndërkaq në anën tjeter Nina Mula, nënëa e saj, një soprano e jashtëzakonshme.

Ajo filloi karrierën e sopranos në një moshë shumë të vogël. Koncertin e saj të parë e dha kur ishte 5 vjeç.

Në moshën 16 vjeçare ajo merr mësime nga e ëma e saj, zonja Nina Mula. Më vonë diplomohet si soprano në Akademinë e Arteve në Tiranë ku interpreton Violetën e Traviatës, performancë kjo që do të përsëritet disa herë në rolet e mëpasshme. Ky rol i hap dyert e Teatrit të Operës në Tiranë ku ajo këndon për 5 vjet me rradhë si soliste. Aty interpreton rolet e Rozinës tek “Berberi i Seviljes”, Mimi tek “Boheme”, Xhilda tek “Rigoletto”, si edhe këndon në opera të kompozitorëve shqiptarë.

 

Lini një Përgjigje