“Çasti i Duhur” - Zëri i artë i polifonisë, Irini Qirjako rrëfen emocionet e karrierës

25 Tetor 2025, 11:08Kulturë TEMA
“Çasti i Duhur” - Zëri i artë i polifonisë,

Ajo është një nga zërat më të njohur të muzikës popullore shqiptare, një artiste që ka mbetur në kujtesën e publikut për interpretimet e saj të veçanta në këngën polifonike. Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako, e ftuar në emisionin “Çasti i Duhur” në RTSH1, ka ndarë kujtime nga karriera e saj e gjatë dhe e suksesshme, si dhe emocione nga rrugëtimi i saj artistik.

Ajo kujtoi me mall kohën kur ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka ndarë skenën me emra të mëdhenj të artit shqiptar.

Kur kam dal për herë të parë në skenë, këngën e përjetoja dhe me shpirt e këndova.  Kur kam vajtur ne Ansamblin e Shtetit unë, ishin të gjithë xhevahiret e artit shqiptar, ishte Vace Zela, Fitnete Rexha, Naile Hoxha, Hysni Zela, Xhefdet Hafizie, e shumë të tjerë, ishin kolosë të mëdhenj, ishin personalitete të mëdha. Ne tregonim shpirtin e kombit shqiptar, se në art në valle, në muzikë, në kostume tregohet shpirti i një populli ne e tregonim dhe me dinjitet shumë të madh”, tha këngëtarja.

Qirjako foli edhe për mbështetjen që ka marrë gjatë viteve nga familja e saj. Ndër të tjera, këngëtarja zbuloi se ka përfunduar një libër autobiografik, ku ka përmbledhur turnetë, emocionet dhe kujtimet e saj nga jeta në skenë.

Të dy më kanë mbështetur dhe im shoq dhe vajza. Artisti ka nevojë për mbështetje, për suport moral dhe për suport shpirtëror dhe të dy ato i kam kritizer e mi në lidhje me artin. Në kohën e monizmin erdhi Agim Krajka dhe më ftoi të luaja me orkestër, por Xhemal Laçi nuk më linte sepse më donte vetëm në këngët polifonike.  Kënga që më pëlqen më shumë është kënga e Edmond Salarisë, është një këngë madhështore. Librin e kam përfunduar dhe kam vënë të gjitha turnetë dhe emocionet që kam dhënë për publikun”, tha ajo.   - RTSH-

Lini një Përgjigje