Balzak: Ah, po të isha i pasur... të gjithë do të më donin

20 Korrik 2025, 10:14Kulturë TEMA
Balzak: Ah, po të isha i pasur... të gjithë do të më

“…-Ah, po të isha i pasur, po të kisha ruajtur pasurinë time, në qoftë se nuk do t’ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lanin faqet dhe me të puthurat e tyre! Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, disa shërbëtorë, zjarr për veten time për t’u ngrohur; dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me burrat dhe fëmijët e tyre. Do t’i kisha të gjitha këto.

Ndërsa tani asgjë! Paraja t’i jep të gjitha, edhe vajzat. Oh! Paratë e mia, ku janë ato? Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të mendonin për mua, do të më përkujdeseshin, ndërsa unë do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja. Ah, biri im i dashur, biri im i vetëm, më mirë që mbeta i braktisur dhe në mjerimin tim!

Të paktën, kur e duan një fantazi, ai është shumë i sigurtë që e duan. Jo, po të desha të isha i pasur; do t’i kisha parë për besë, kushedi? Ato të dyja i kanë fare zemrat prej shkëmbi. Kaq e shumtë ishte dashuria ime për to, saqë atyre s’i mbetej një e tillë për mua…. Gjithçka ka patur dinakërinë e vet dhe më ka përshkruar zemrën. E shihja mirë mirë që kjo ishte me shtirje; por sëmundja qe pa ilaç…”

Shkëputur nga “Xha Gorioi” i Honore de Balzak

3 Komente

  1. E
    Era

    Tema,rubrik,e bukur,kjo që keni nisur.Nuk është edukim të shkruash se nga bredhin “eskortat”

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paraja i ka (gati) të gjitha brenda

      Egoizmi është kryefjala që shpjegon sjelljen e njerëzve.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Veliu

        Ore Samir Manen e do njeri. 90% nuk e dine kush eshte. 99% nuk i njohin 50 me te pasurit e botes. Mjafton 1 milione $ per te rrojtur si mbret. Te tjerat jane per ego. Njerezit vdesin per pushtetaret(politikanet)dhe boset e krimit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje