Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap ekspozitë kushtuar 180-vjetorit të lindjes së Zef Serembe

30 Maj 2024, 12:15Kulturë TEMA
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap ekspozitë kushtuar

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, ka njoftuar se në nder të 180 vjetorit të lindjes së arbëreshit Zef Serembe (1844-1901), këtë javë ka hapur një ekspozitë që sjell në vëmendje te lexuesit krijimtarinë e poetit lirik që ndodhet në koleksionet e BKSh-së.

Zef Serembe ka lëvruar gjerësisht lirikën me një tematikë të larmishme, ka krijuar lirika atdhetare, filozofike, shoqërore e të dashurisë.

“Në vjershat atdhetare grishi në luftë të hapur kundër pushtuesit osman (“Vrull”, “Dora d’Istrias”). Lirika e tij filozofike-shoqërore dhe e dashurisë pasqyroi konfliktin midis individit dhe shoqërisë së kohës, duke sjellë një hero të ri, kryengritësin individual të vetmuar (“Elegji”, “Kujtim” etj.) dhe të zhgënjyer nga jeta. Në poezinë e tij të përshkuar nga një ndjenjë malli, gërshetohen optimizmi e stoicizmi me nota të trishtuara mistike e pesimiste”, thuhet në njoftimin e Bibliotekës.

Poezia e Sermebes thuhet se është një shprehje e kontradiktave dhe e zhgënjimit tragjik që përjetonnin inteletualët arbëreshë.

“Shumë prej krijimeve të Serembes (poezi, drama dhe një përkthim i Psalmeve të Davidit), që ai shpesh i rishikonte e i ndryshonte, humbën gjatë jetës së tij endacake. Sa qe gjalle ai botoi vetëm: “Poesie italiane e canti originali tradotti dall`àlbanese” (Poezi italisht dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja – Kozencë, 1883), në italisht dhe shqip; “Il reduce soldato, ballata lirica” (Kthimi i ushtarit, baladë lirike – Nju-Jork, 1895), vargje vetëm në italisht; “Sonetti vari” (Sonete të ndryshme – Napoli, 1891), një përmbledhje prej 42 sonetesh me një parathënie (hyrje), me një shkrim të imtë të ndrydhur në vetëm 4 faqe”, shkruhet tutje në njoftim. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore të BKSH-së. A.K./TemA

1 Komente

  1. d
    deda

    Zefi kaur arberesh ,,,u thot dhe osmanve pushtusa,,,,,ku 80% e shqiptarve quheshin osman myslyman,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje