Boy George pjesë e San Marinos në Eurovizion, këngëtari: Ishte rikthim i bukur

13 Maj 2026, 11:14Kulturë TEMA
Boy George pjesë e San Marinos në Eurovizion, këngëtari:

Boy George, legjenda e “Culture Club”, ka performuar në “Eurovision Song Contest” si pjesë e këngës së San Marinon, duke i dhënë vendit një surprizë të madhe.

Sipas BBC-së, këtë vit Britania e Madhe ka tri shanse (megjithëse jo shumë reale) për të fituar ose “humbur” Eurovisionin: përveç konkurrentit të tyre zyrtar Look Mum No Computer, ka edhe Antigoni Buxton që përfaqëson Qipron dhe Boy George që merr pjesë në këngën e San Marinon “Superstar” bashkë me SENHIT.

Isha shumë i kënaqur kur më ftuan. Më pëlqen të dal aty ku nuk më presin. Kam parë Eurovision që kur isha fëmijë, por kurrë nuk e kisha menduar se do më ftonte një vend tjetër. Është një kthesë aq e bukur”, tha Boy George pak javë më parë.

Senhit është e njohur për surprizat e saj në skenë.

Në vitin 2021, në këngën “Adrenalina” bashkëpunoi me reperin amerikan Flo Rida.

Boy George ka performuar në gjysmëfinalen e mbrëmjes së sotme së bashku me SENHIT, duke sjellë një element nostalgjik dhe të papritur në festivalin e këtij viti. A.K./TemA

Lini një Përgjigje