Emmy Awards 2024, ceremonia më prestigjioze e çmimeve në industrisë televizive.
Për herë të dytë këtë vit, Hollywoodi u mblodh për të nderuar yjet më të mëdhenj të televizionit në Teatrin LA Live Peacock të Los Anxhelosit për të shpallur fituesit e Emmy Awards.
Çmimet Emmys ndahen në tre kategori, komedi, dramë dhe seri të kufizuara.
Seriali i shekullit të 17-të “Shogun” ka bërë historinë si seriali i parë në gjuhën jo angleze që fitoi për dramën më të mirë. Seriali u nominua për 25 çmime, ndërsa Hiroyuki Sanada mori çmimin e aktorit më të mirë.
“Ishte një projekt i ëndrrës sime. “Shogun” më mësoi se kur njerëzit punojnë së bashku ne mund të bëjmë mrekulli.”
Liza Colón-Zayas nga drama “The Bear” fitoi aktoren më të mirë dytësore në një serial komedi ndërsa në fjalimin e saj përmendi dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së.
“Për të gjithë latinët që më shikojnë, vazhdoni të besoni dhe të votoni. Votoni për të drejtat tuaja.”
The Bear” theu rekord në ceremoni për më shumë “Emmy” në Primetime të fituara nga një serial komedi në një vit të vetëm, duke marre 11 trofe. Ky është një përmirësim në krahasim me 10 çmimet “Emmy” të vitit të kaluar, që ishte rekordi i mëparshëm.
Fitoret e mëdha përfshinin aktorin më të mirë kryesor të komedisë , Jeremy Allen White, si Carmy, aktorin mbështetës të komedisë, Ebon Moss-Bachrach, si Richard “Richie” Jerimovich, aktoren mbështetëse të komedisë ,Liza Colón-Zayas, si Tina, dhe regjinë nga Christopher Storer për “Fishes”.
Duke nisur në “Primetime Emmys”, sezoni i dytë i “The Bear” kishte fituar tashmë shtatë “Emmy” të Arteve Kreative.
Ky ka qenë një vit i thyerjes së rekordeve për “The Bear”. Në korrik, sezoni i dytë i serialit hit, i cili u transmetua në qershor 2023, kryesoi numrin e serialeve komedi me 23 nominime, duke përfshirë serialet më të mira komedi. Kjo tejkaloi rekordin e “Emmy” me 22 nominime të mbajtur nga “30 Rock” i NBC që nga viti 2009.
Gjatë edicionit të 75-të “Emmy”, sezoni i parë i “The Bear” fitoi për serialin më të mirë komedi, aktorja më e mirë në rol dytësor në një komedi (Ayo Edibri), aktori më i mirë dytësor në një komedi (Ebon Moss-Bachrach), aktori më i mirë kryesor në një komedi (Jeremy Allen White), dhe shkrimi më i mirë dhe regjia më e mirë për një serial komedi nga Christopher Storer.
Ndërsa filma të tjerë që morën çmime ishte seriali komedi HBO Max “Hacks” dhe komedia e errët e Netflix “Baby Reindeer”. Succession udhëhoqi me 27 nominime marramendëse për sezonin e tij të katërt dhe të fundit në HBO
Këtë vit Emmys Awards u prezantua nga dyshja kanadeze babë e bir Eugene Levy dhe Dan Levy. Ata njihen për serialin mjaft të ndjekur “Schit Creek” gjatë vitit 2020.
Ky event erdhi pas 8 muajsh pasi ceremonia e vitit 2023 u shty për në janar 2024 nga grevat e Hollivudit të vitit të kaluar. A.K./TemA
Lini një Përgjigje