“Këtu, në këtë botë, qumështi është një lëng pafundësisht i vjetër. Qysh prej fillimit të herëve të krijimit ujor rrjedh po ai i njëjti.
Ndërsa në tokën tënde qumështin e thërret një puls që prodhohet në trurin e çdo gruaje. Po, në ballin e çdo gruaje ruhet qumështi si ndjenjë”.
Ervina Halili (1986) është shkrimtare, poete dhe hulumtuese nga Prishtina. Fëmijë i luftërave jugosllave të viteve ’90, shkroi poezinë e saj të parë “Turma 97” në moshën njëmbëdhjetëvjeçare gjatë trazirave politike dhe protestave masive të Universitetit të Prishtinës, e cila ndodhet në dorëshkrim në Muzeun e Fëmijëve të Luftës në Prishtinë.
Ka botuar librin “Nuk janë sytë e mi” (2022), ndërsa “Gjumi i Oktapodit”, i botuar në Vjenë në vitin 2016 nga Edition Korrespondenzen, u cilësua si libër surrealist që rimerr fenomenet natyrore për të shpjeguar sjelljet kolektive sociale. Ajo botoi edhe “Amuletë” (2015), që u vlerësua me çmimin vjetor kombëtar, “Vinidra” 2008 dhe “Trëndafili i heshtjes” (2004).
Është laureuar me çmimin për demokraci nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile për mbledhjen dhe ruajtjen e arkivit të shtëpisë botuese dhe gazetës “Rilindja”.
Lini një Përgjigje