Demna i jep lamtumirën Balenciaga-s

13 Korrik 2025, 11:38Kulturë TEMA
Demna i jep lamtumirën Balenciaga-s

Stilisti gjeorgjian, Demna i dha lamtumirën Balenciaga-s pas një dekade si drejtues artistik i kësaj shtëpie mode.

Në zemër të Parisit, u mbajt një shfaqje ikonike, ku koleksioni i fundit i Demna-s shpalosi silueta që ai i kishte bërë të famshme ndër vite, xhaketa me shpatulla të theksuara, fustane përrallore dhe bluza me jakë të lartë.

Në pasarelë parakaluan emrat më të famshëm si Kim Kardashian, Naomi Campbell dhe Isabelle Huppert.

Momenti i Kim Kardiashian ishte ikonik. E veshur me një fustan mëndafshi dhe një pellush të bardhë, ylli i showbiz-it dukej mjaft sensuale. Nuk mund të mos mungonin aksesorët me diamante për të perfeksionuar veshjen e saj.

Shfaqja nuk kishte muzikë, vetëm në fund. Zëri i vetëm që dëgjohej ishte ai i modeleve dhe anëtarëve të ekipit të Demnës që shqiptonin emrat e tyre. Koleksioni përfshinte veshje skulpturale, të ndërlikuara por estetikë minimaliste.

Modelet meshkuj, mbanin kostume të “pastrukturuara”, të realizuara në katër atelie artizanale në Napoli.

Pas largimit nga Balenciaga, 44-vjeçari do të marrë drejtimin artistik të Gucci-t në muajin shtator, me misionin për t’i dhënë jetë të re një prej markave më të mëdha të luksit në botë.

Java e Haute Couture në Paris përfundoi me prezantime të markave të mëdha si Chanel, Schiaparelli dhe Giorgio Armani Privé, një javë mode që u mbyll me lamtumirën e bujshme të Demnës nga një epokë që la gjurmë në modën bashkëkohore.

Klan News

Lini një Përgjigje