Udhëtimi i shkrimtarit Oktavio Paz që i mundësoi hyrjen në diplomaci! Më 1968 vihet në protestë kundër pushtetit që ushtronte represion të ashpër kundër studentëve

12 Korrik 2025, 22:32Kulturë TEMA
Udhëtimi i shkrimtarit Oktavio Paz që i mundësoi hyrjen në

Oktavio Paz lindi më 1914 në Qytetin Meksiko, Meksikë. Duke iu falënderuar gjyshit dhe bibliotekës së tij të mahnitshme, ai hyni shumë herët në kontakt me letërsinë.

Edhe babain e kishte intelektual, gazetar politik tejet aktiv, i cili iu bashkëngjit me shumë intelektualë të tjerë përparimtarë, lëvizjes së udhëhequr nga Emiliano Zapata, si dhe u takua gjatë luftës së Spanjës me Pablo Nerudën dhe Louis Aragonin. Paz filloi të shkruajë që i ri dhe më 1937 udhëton për në Spanjë, në qytetin e Valencës ku morri pjesë në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Shkrimtarëve Anti-Fashistë. Me t’u kthyer në Mexico (1938), bashkëthemeloi gazetën «Taller» ku zënë vend vala e re e shkrimtarëve me ndjenja dhe pikëpamje të reja letrare, shkruan panorama.

Gjatë vitit 1943 bëri një udhëtim në SHBA ku u pasurua me njohuri mbi poezinë bashkëkohëse angloamerikane. Dy vjet pas këtij udhëtimi Octavio Paz hyn në stafin diplomatik të vendit dhe kështu u gjind në Francë ku shkroi një studim themelor mbi identitetin meksikan të titulluar « Labirinti i vetmisë » që konsiderohet nga kritika letrare si kryevepra e tij. Përpos kësaj ai merr pjesë aktive bashkë me André Breton-in dhe Benjamin Peret-in kur edhe mori njohuri mbi poezinë surrealiste. Në vitin 1962 e hasim Ambasador të Meksikës në Indi ku edhe shkroi shumë libra e ndër ta, shumë të njohurin Ladera Esta (Ana lindore).

Më 1968, vit i Lojërave Olimpike në Mexico, vihet në protestë kundër pushtetit, i cili ushtronte represion të ashpër kundër studentëve të Tlatelolco-s. Pas kësaj kohe, i jepet punës së tij si botues, sepse në ndërkohë pat themeluar dy revista që merreshin me art dhe me politikë (Plural 1971-1976 dhe Vuelta 1976). Më 1980 iu nda titulli Doctor Honoris Causa i Universitetit të Harvard-it, kurse në vitin vijues ai morri Çmimin Cervantes që është dhurata më me nam në gjuhën spanjolle. Më 1982 i ndahet edhe Çmimi Neustadt, një njohje gjithashtu shumë prestigjioze në botën e kulturës dhe letërsisë. Më 1990, Octavio Paz, merr dhuratën dhe mirënjohjen më të lartë: Çmimi Nobel për Letërsi. Vdiq më 1998 duke lënë një zbrazëti në botën letrare të cilën e shënoi thellë me humanizmin, me veprën dhe me kulturën e tij të gjerë si një ndër njerëzit dhe autorët më të respektuar të kohës moderne.

Nata fshin net nga fytyra jote,

derdh vajëra në qepallat e tua të thata,

Midis hijeve që të përmbytin,

dhe që priste sa të të merrte gjumi

që të kthehej e të më njihte.

Çdo gjë, edhe larg edhe afër

gjithçka përreth, sa e qashtër,

I përhumbur në ajrin e kulluar

shkoj nga llamburitja në rrëzëllim,

Sytë e tu janë atdheu i rrufesë dhe i lotëve,

zogj të burgosur bisha të lumtura që dremitin,

margaritarë të pastës si e vërteta,

ose zëra në një lirisht korijeje ku drita këndon te supi

i një peme dhe gjithë gjethet janë zogj,

plazhe plot yje që vetëm mëngjesi i gjen,

pasqyra të kësaj bote, porta të përtejme,

regëtimë e qetë deti në mesditë,

tërë logjika e tyre është në grykë.

nuk është burgu, por lëkura e mendimit.

Qartësia e kristalit të tejdukshëm

nuk është qartësi e mjaftueshme për mua:

uji i kulluar është uji që rrjedh.

Më lër të humbas mes fjalëve,

më lër të jem ajër mes buzëve,

një frymë bredharake pa rrethime

Edhe drita vetë në gjirin e saj humbet.

Lini një Përgjigje