Kineasti i mirënjohur, Dhimitër Anagnosti, feston 89 vjetorin e lindjes, ai është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.
I vetmi regjisor shqiptar që ka patur guximin të meditojë publikisht mbi rolin e vet si kineast brenda propagandës së realizimit socialist, Dhimitër Anagnosti është njëkohësisht ndër ata që më pak se kushdo kanë qenë pjesë e kësaj propagande.
Filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996).
Në 12 pril 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”. Mban titulllin “Nderi i Kombit”. A.K./TemA
Shendet e pleqeri te mbare , i mirenjohuri z. Dhimiter Anagnosti
Dhe 100 Dhimitrit, por tregohuni realistë; kur thoni se krijimtaria e tij ishte nga më të paktat që ka qënë pjesë e propagandës soc-realiste, vetëm se ndërroi keah dhe bëri nja dy vjet ministër nën Berishën, transmetoni një të pavërtetë. Regjisori, kineasti, - jo aktorin që ai interpreton rolin, negativ apo pozitiv qoftë; këtu flasim për regjisorin, skenaristin, që shpreh një pjesë të brendëshme të karakterit të tij në veprën artistike, për ta sjellë atë sa më të vërtetë tek shikuesi dhe kjo nuk bëhet pa një frymëzim të brendshëm, ndryshe personazhet do të dilnin jo realist dhe të dobët regjisorialisht. E, filmat si "Komisari i Dritës", "Dueli i heshtur", etj, atëherë i bënin propagandë sistemit që ishte, si dhe atëhere dhe sot, në botë, sistemit që është. Nuk ka art jashtë politikës, mblidhni mendjen, o milet, edhe atëhere kur duket fare i pa influencuar, se paraqet një realitet apo fantazi sipas botkuptimit të autorit apo autorëve.
Duhet te jesh, nje nga koleget e tij ambicis dhe i vogel, kur ´´komisari i drites´´, percjelle nje mesazh te madh, zhvillimin e arsimit ,ne skajet me te largeta te atdheut, kurse ´´Dueli i heshtur´´, dashurine per atdheun. Semundja tende do te iki bashke me shpirtin.
Anagnosti, nje artist i madh dhe nje demokrat me shpirt te madh.