“…Ka individë… që piqen vonë, shumë të shtyrë në vite. Unë duhet të jem njëri prej tyre. Shumë gjëra nuk i kuptoj ende, të tjerat i kam kuptuar kur nuk më shërbente më t’i kuptoja.
Dashuria për gruan, them dashuria, jo të shkuarit në shtrat, xhelozitë, lotët e pasionit, dëshira për të vdekur, ose madje për të vrarë veten, kënaqësia e dëshpëruar që të vuash për një mosmirënjohëse, për një të pabesë, të gjithë këtë e kam zbuluar vetëm në këto kohë.

Do të doja që ti të vije tek unë një mbrëmje dimri dhe, të përqafuar së bashku pas xhamave të dritares, duke soditur vetminë e rrugëve të errëta e të ngrira, të kujtonim dimrat e përrallave, ku njerëzia jetojnë tok pa e ditur.
Unë dhe ti kaluam nëpër të njëjtat shtigje të magjepsura, me hapa të ndrojtur; bashkë përshkuam pyjet plot ujq. Dhe vetë zanat na sheshonin udhën nga myshqet e nderë mbi kulla, mes fluturimeve të korbave. Së bashku, pa e ditur, ndoshta pamë të dy, atje tej, jetën plot mistere që na priste.
Aty regëtinë për ne, për herë të parë dëshira marroke e të ëmbla. “Të kujtohet”, – do t’i themi njëri-tjetrit duke u përqafuar butësisht në dhomën e ngrohtë. Dhe ti do të më buzëqeshësh besimplotë. Ndërsa jashtë, tinguj të zymtë do të lëshojnë llamarinat e trandura nga era. Por ti – tani po më ndërmendet – nuk i di përrallat e vjetra të mbretërve pa emër, të katallanëve dhe kopshteve magjike..\
/observer/
Ketyre tipave, Dino, u punon deri vonë, shume vonë, madje dhe nen dhe po t'i shkele ndonjë...