Filmi ikonik “Djalli vishet me Prada” do të vazhdojë!
Disney do të realizojë filmin e dytë në të cilin dëshirohet një rikthim i Meryl Streep dhe Emily Blunt, por kompania ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht emrat e kastit të aktorëve.
Disney ka njoftuar zyrtarisht se premiera e filmit të ardhshëm do të jetë më 1 Maj 2026.
Kjo do të thotë që filmi i ri “Djalli vishet me Prada” do të vijë 20 vjet pas të parit.
Stanley Tucci, pjesë e kastit, foli së fundmi për revistën “Variety”, duke konfirmuar indirekt thashethemet për një vazhdim të filmit.
“E di që po punojnë për këtë. Nëse ndodh, do të isha shumë i lumtur, por nuk mund t’ju jap asnjë informacion. Përndryshe, do të shkoj në “burgun e aktorëve” ose diçka të tillë”, tha ai me shaka.
Rikthimi i Miranda Priestly pritet me interes të veçantë nga fansat, pasi është një nga rolet më të paharrueshme të Meryl Streep.
Klan News
Lini një Përgjigje