Çdo krijim është së pari një krim!

14 Tetor 2024, 14:12Kulturë TEMA
Çdo krijim është së pari një krim!

Nga Balil Gjini

Rreth dyqind milionë spermatozoidë nisen në start për të fekonduar të vetmen vezë femërorë. Disa prej tyre janë me bisht dhe nëse fekondimi ndodh prej tyre, atëherë do të kemi një fëmijë-monstër. Dyqind milionë! Nga këta vetëm njëri ia dek mbanë. Po unë imagjinoj njëqind e nëntëdhjtë e nëntë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë të tjerët, të rënë therror në një kauze pa shumë lavdi, vrarë nga vëllai i tyre më i fortë. Nga një veprim i tillë s’ka si lind një qenie e pafajshme, por një kriminel.


Imagjinoj edhe veprën letrare. Për të lindur një frazë, me dhjetra, e mbase me qindra fjalë-spermatozoide nisen në start për të mbarsur mitrën e letrës së bardhë. Fjalët ngaqë janë krijime të njeriut, dhe jo të Zotit, mbartin më shumë dobësi në adn-në e tyre, janë shumica me bisht. Ja përse shumica e veprave letrare janë monstra. Sidoqoftë, edhe këtu, veç njëra arrin të fitojë. Por çfarë ploje: fjalë të tjera të masakruara, therur me thikë në fyt, goditur me kamë pas shpine, apo hedhur pa pikë në ndonjë llagëm ujrash të zeza.


Ja përse them se çdo krijim është së pari një krim.

5 Komente

  1. H
    Hasoni

    Me kete persiatje te cartur, me kujtove anekdoden me dhenderrin qe kur i kerkuan te thoshte “ndonje fjale te madhe” shqiptoi fjalen “buall “!

    Përgjigjjuni
    1. A
      ArlaByreku

      K në P, o Balil.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mare Nostrum

        Ndersa mua me kujtoi ate kryengritesin e Tanzimatit, Balilin e Xhixhisë, te cilit i kendohej kenga: Lufton i biri i Xhixhisë me te bir te Rumelisë!

        Përgjigjjuni
        1. b
          balua dhe rapsodia

          Inteligjenca e krijuesit te vertete letrar, seleksionon me durim dhe kulture qindra mijra fjale, deri sa e ben vepren te persosur. Por Balua jone si katundare , me taban ne te kaluaren shekullore, eshte normale qe te bjere era dyfek dhe qirje me inat.

          Përgjigjjuni
          1. M
            MAJAKOVSKI

            Ky qenka spermatozoid I vdekur. Bole

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje